Agjencia e Pavarur e Lajmeve VushtrriaPRESS

Kontaktoni Redaksinë: vushtrriapress@hotmail.com

Ministri, mbledhë tifozët e Kosovës, pjesëmarrës edhe tifozët nga Vushtrria  

VushtrriaPRESS

Prishtinë, gusht 2008-Dje Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës Valton Beqiri, në prag të fillimit të Kampionatit Futbollistik të Kosovës, ka pritur në një takim tifozët e klubeve futbollistike të Kosovës. Të pranishëm kanë qenë edhe tifozët “FORCA” nga Vushtrria. Tifozëve të klubeve të Kosovës,Ministri Valton Beqiri, u kërkoi korrektësi gjatë zhvillimit të kampionatit, meqë, siç theksoi ai, futbolli është një sport masiv, të cilin mund ta dëmtojnë huliganizmi individual dhe shprehjet banale, të cilat e pamundësojnë pjesëmarrjen e njerëzve familjarë.

 Hajdin ISLAMI, VushtrriaPRESS

Nga : vushtrriapress@hotmail.com

30 Gusht 2008 më 3:05 pm

Komento