Një femër 70 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në Vushtrri

Vushtrri, gusht 2008- Të enjten reth orës 19:35 min, autoritetet policore të njësisë së trafikut rajonal i janë përgjigjur një aksidenti të rëndë në trafik që ka rezultuar me fatalitet.Aksidenti është raportuar të ketë ndodhur në rrugën magjistrale Prishtinë-Mitrovicë, në Vushtrri përkatësisht afër marketit “Emona” ku ishin të përfshirë një veturë civile dhe një këmbësore. Aksidenti besohet se është shkaktuar në kohën kur vetura e tipit ,,Volkswagen Golf’’ me targa “KS” po qarkullonte nga drejtimi i Prishtinës në drejtim të Mitrovicës dhe me pjesën e parme të anës së majtë të veturës së tij godet viktimën e cila në atë moment po kalonte rrugën.Viktima është dërguar fillimisht në shtëpinë e shëndetit në Vushtrri dhe më pas në QKUK-Prishtinë për trajtim të lëndimeve trupore të shkaktuara në këtë aksident. Prokurori publik i Prokurorisë së Qarkut në Mitrovicë i cili është informuar lidhur me rastin dhe pas konfirmimit të vdekjes së viktimës nga mjeku kujdestar ka autorizuar që trupi i viktimës të i dorëzohet familjarëve të tij pa i bërë obduksioni. I dyshuari është arrestuar dhe po mbahet në mbajtje në lokalet e stacionit policor,ka njoftuar Zyra për Informim pranë SHPK-së. VushtrriaPRESS
0 komente