Agjencia e Pavarur e Lajmeve VushtrriaPRESS

Kontaktoni Redaksinë: vushtrriapress@hotmail.com

Anila Godo,Ministre e Shëndetësisë së Shqipërisë,nesër pasdite mbërrinë në Kosovë  

 

 VushtrriaPRESS

Kosovë,31 gusht 2008-Me ftesë të Ministrit të Shëndetësisë së Republikës së Kosovës,Alush Gashi, nesër dhe pasnesër vendin tonë do ta vizitojë Ministrja e Shëndetësisë së Republikës së Shqipërisë, Anila Godo. Ministrja Godo, do të ketë takim zyrtar me Kryetarin e Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiun, ndërsa në prani të Kryeministrit të Republikës, Hashim Thaçi do të nënshkruaj Marrëveshjen me Ministrin e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, Alush Gashin.Gjatë qëndrimit në Kosovë, Ministrja Godo do të vizitojë memorialin e Kryetarit të ndjerë Rugova dhe Varrezat e dëshmorëve në Prekaz.
Hajdin ISLAMI, VushtrriaPRESS

Nga : vushtrriapress@hotmail.com

31 Gusht 2008 më 11:40 am

Komento