Agjencia e Pavarur e Lajmeve VushtrriaPRESS

Kontaktoni Redaksinë: vushtrriapress@hotmail.com

Nesër më 1 Shtator 2008, fillon muaji i shenjtë dhe i madhëruar i Ramazanit  

VushtrriaPRESS VushtrriaPRESS

Prishtinë/Vushtrri, gusht 2008-Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton besimtarët dhe gjithë opinionin e gjerë se muaji i madhëruar i Ramazanit fillon ditën e hënë më 1 shtator 2008. Me rastin e fillimit të muajit të madhëruar të Ramazanit, Kryesia e BI-së, përgëzon besimtarët në Kosovë, diasporë e trojet tona duke u dëshiruar agjërim të lehtë, shtim të ibadetit dhe solidaritet me nevojtarët. Edhe VushtrriaPRESS-Agjenci e Pavarur e Lajmeve në Vushtrri, urom besimatarët e fesë islame me rastin e fillimit të muajit të shenjtë dhe të bekuar të Ramazanit.

Me fat muaj i madhëruar i Ramazanit!

 

Nga : vushtrriapress@hotmail.com

31 Gusht 2008 më 12:07 pm

Komento