Arkivi per Shtator, 2008
Urime festa e Fitër Bajramit, besimtarëve të Fesë Islame
Kosovë/Vushtrri, shtator 2008-Sot më (30.09.2008) pas njëzetenëntë ditë agjërimi besimtarët e Fesë Islame edhe në Republikën e Kosovës, po e kremtojnë festën e Fitër Bajramit që njëherësh shënon edhe përfundimin e muajit të shenjt të Ramazanit për këtë vit. Ky muaj i madhëruar i Ramazanit dhe ky Bajram, sivjet kanë qenë të veçantë pasi për herë të parë janë kremtuar në shtetin e pavarur të Kosovës në Republikën e Kosovës. Falja e namazit të Bajramit në Vushtrri është kryer sot edhe në xhamtë: “Gazi Ali Beg”,“Karamanli”, xhaminë e “Çarshisë” si dhe në xhamitë e tjera në periferi të qytetit dhe në disa fshatra. Edhe Redaksia e VushtrriaPRESS-it uron Besimtarët e Fesë Islame në Vushtrri, Kosovë e më gjerë.
Hajdin ISLAMI,VushtrriaPRESS
Një delegacion nga Ministria e Drejtësisë, vizitë studimore në Ministrinë e Drejtësisë në Gjermani
![]()
Stuttgart(Gjermani), shtator 2008- Një delegacion nga Ministria e Drejtësisë së Republikës së Kosovës, që nga sot, po qëndrojnë për vizitë pesëditore në Ministrinë e Drejtësisë në Sttutgart të Gjermanisë. Lexo »
Komenti i javës:(Pa)Fuqia e Serbisë?
Në qoftë se deri dje shteti serb nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe në çfarëdo mënyre është përpjekur ta minojë atë si “një veprim i paligjshëm ndërkombëtar”, ajo tani po e kërkon mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës!A paraqet kjo fuqinë apo pafuqinë diplomatike të shtetit serb? Lexo »
Foto e javës:Rexhep Boja, lobon për Pavarësisë së Kosovës në Televizionin e njohur Al Jazeera
Rexhep Boja, dikur kryetar i Bashkësisë Islame të Kosovës(BIK) dhe tani në postin e dekanit të Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë, nëpërmjet një interviste në emisionin qendror të lajmeve në televizionin “Al Jazeera”, televizion ky me ndikim të madh në botën arabe, afër 50 minuta bisedë i ka bërë thirrje shteteve të botës arabe si dhe investitorëve arab që sa më shpejt ta njohin pavarësinë e Kosovës dhe të investojnë në Kosovë.
VushtrriaPRESS
.
Instituti i Prishtinës për Studime Politike,e përfundoi seminarin për Liderë të Rinj
Prishtinë, shtator 2008-Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) në bashkëpunim me Ambasadën Zvicerane në Kosovë,e kanë përmbyllur me sukses pjesën e parë të seminarit tre ditorë për Liderë të Rinj, ky seminar është pjesë e programit “Iniciativa për Rini”. Porjekti i PIPS-it “Iniciativa për Rini” i ka mbledhur nëpërmjet një konkursi rreth 28 të rinj të profesioneve të ndryshme nga Kosova të komunitetve të ndryshme, ku nëpërmjet këtij seminari, synon të identifikojë projektin e përbashkët e të pavarur të grupit, i cili do të mbështetet materialisht. Ky projekt do të implementohet nga vetë pjesëmarrësit.
Hajdin ISLAMI,VushtrriaPRESS
Fatkeqësi në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK),humb jetën punëtorë
Kastriot, shtator 2008-Burime nga Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) kanë njoftuar dje se ka humbur jetën 44- vjeçari Bahri Salihu nga Vushtrria, i cili derisa po qëndronte pranë shiritit ku bartej thëngjilli në këtë termocentral. Lexo »
Të hënën më 29 shtator dhe të martën 30 shtator 2008 nuk do të ketë mësim
Kosovë, shtator 2008-Duke u bazuar në ligjin për festat zyrtare në Republikën e Kosovës ,Ministria e Arsimit ,e Shkencës dhe Teknologjisë - MASHT,njofton nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollave fillore dhe të mesme të Kosovës se të Hënën,me -29 shtator dhe të Martën 30 Shtator 2008 nuk do të ketë mësim me rastin Fitër Bajramit.Të mërkurën mësimi do të vazhdoi sipas orarit të rregullt mësimorë të përcaktuar me kalendar për vitin shkollorë 2008-2009. VushtrriaPRESS
Aksident mes dy autobusëve në Sllatinë të Prishtinës
Prishtinë, shtator-2008-Dje në mesditë rreth orës 12:20 në magjistralen Prishtinë- Pejë, ka ardhur deri tek një aksident në mes të dy autobusëve.Derisa autobusi i cili ishte duke tejkaluar një kamion (në drejtimin Prishtinë-Pejë) Lexo »
Kuvendi i Kosovës:Konkurs të ri për Avokatin e Popullit
Prishtinë,shtator 2008-Pritjet e qytetarëve të Kosovës, se gjatë kësaj jave Kuvendi i Kosovës do të zgjidhte avokatin e popullit dështuan.Tre kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë:Murat Jashari, Diana Toska dhe Sami Kurteshi,
Ministri i Drejtësisë së Shqipërisë Enkelejd Alibeaj, nesër do ta vizitoj Republikën e Kosovës
Prishtinë, shtator 2008-Nesër më 25 shtator 2008, Ministri i Drejtësisë së Shqipërisë Enkelejd Alibeaj, me ftesë të Ministres Kelmendi, do të qëndroj në Kosovë për një vizitë një ditore.
Emërtimi “Republika e Kosovës” tani edhe në hyrje të Institucioneve të Vushtrrisë
Vushtrri, shtator 2008-Më në fund është vënë mbishkrimi “Republika e Kosovës” në Komunën e Vushtrrisë dhe Institucionet e tjera të kësaj Komune. Kjo çështje kishte zënë vend edhe në mbledhjen e mbajtur më 31.07.2008, ku në mesin e shumë çështjeve që ishin diskutuar në këtë mbledhje nga deputetët opozitar ishte edhe ajo e vendosjes së mbishkrimit “Republika e Kosovës” në hyrje të Komunës së Vushtrrisë. Këto ditë në Institucionet komunale në Vushtrri, në hyrje të këtyre ndërtesave janë zëvendësuar mbishkrimet e vjetra me logon e re të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
VushtrriaPRESS
Kosova ka obligim , të ngritë dhe mbroj qështjen e Luginës së Preshevës
Prishtinë/Preshevë, shtator 2008-Prishtina nuk është vetëm kryeqitet i Kosovarëve por i të gjithë shqiptarëve anekëndë kufijve të ish – ngrehinës artificiale të RSFJ-së . Me të drejtë popullata shqiptare e Komunës së Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës ka pritur dhe do të pret nga Kosova dhe nga udhëheqsia e tyre.
Shkon Stankoviqi, vije Rashiqi në Ministrinë e Komuniteteve dhe Kthimit në Qeverinë e Kosovës
Prishtinë, shtator 2008-Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Boban Stankoviq,ka dhënë dorëheqje për siç ka arsyetuar ai shkaqe personale dhe të natyrës objektive.
Dedaj dhe Lushtaku, kanë vënë gurthemelin e objektit për banim social në Skenderaj
Skenderaj, shtator 2008- Sot në Komunën e Skenderajt zv.ministri Gjergj Dedaj, së bashku me Kryetarin e Komunës së Skenderajt Sami Lushtakun, kanë vënë gurthemelin e objektit për banin social ku strehim do të gjejnë rreth 42 familje me gjendje të rëndë banimi të kësaj komune. Lexo »
Një veturë civile e tipit “Mercedes” me targa “KS” ka shkelur dy këmbësor në Shtitaricë të Vushtrrisë
Vushtrri, shtator 2008- Shërbimi Policor i Kosovës(SHPK) ka njoftuar se rreth orës 21:15min, autoritetet policore të stacionit në Vushtrri, së bashku me njësitë e trafikut rajonal të Mitrovicës, i janë përgjigjur një aksidenti në trafik të raportuar të ketë ndodhur në fshatin Shtitaricë të Komunës së Vushtrrisë. Lexo »
Komenti i javës: Pse FYROM e ka ndalë frymën për njohjen e Pavarësisë së Kosovës
Shkruan:Ramiz Lushaj
(Kryetar i Akademisë Monarkiste Shqiptare)
1.FYROM-i e ka ndalë frymën për deklarimin zyrtar institucional për njohjen e Pavarësisë së Kosovës (!), ndaj e shohim kaq azmatike në qëndrimet e saj, sepse në këtë akt me rëndësi ndërkombëtare don të “pompohet” nga organizata e shtete euro-atlantike, Lexo »
Një bamirës nga Turqia ndihmon banorët e Studimes së Vushtrrisë
Vushtrri,shtator 2008-Një shtetas i Turqisë, dje ka ndihmuar me disa pako kryesisht ushqimore banorët e fshatit Martiraj ish-Studime të Komunës së Vushtrrisë. Sjella e këtyre ndihmave për banorët e Studimes, ka qenë e mirëseardhur pasi tani jemi në prag të Fitër Bajramit dhe sado pak fëmijët dhe familjarët e atyre që kanë përjetuar masakrën më të madhe në Komunën e Vushtrrisë në Studime, do ta kenë pak më të lehtë pasi sofrat e tyre nuk do të jenë të zbrazëta së paku për Bajram. Nuk është hera e parë që bamirësit nga Turqia ndihmojnë banorët e Komunës së Vushtrrisë.
Hajdin ISLAMI,VushtrriaPRESS
Türk Vatandaşı Vuçitırın’da Maddi Durumu İyi Olmayan Vatandaşlara El Uzattı
Vuçitırın’a bağlı Martiraj köyünde maddi durumu iyi olmayan ailelere gıda yardımında bulunan ve kimliğini açıklamayan yardımsever Türk vatandaşı kolilerle yardım sundu.Ramazan ayında ve bayramın yaklaştığı günlerde Kosova’ya yardım çerçevesinde kimliğini açıklamayan Türk vatandaşı mağdur olan aileleri sevindirdi. Martiraj köyü sakinleri son savaşta büyük zararlar görmüş ve halen geöim sıkıntısını yaşıyorlar. Bundan öncede Türkiye’den Vuçitırın ve köy sakinlerine gıda ve giyecek yardımı yapılmıştır.
Hajdin ISLAMI,VushtrriaPRESS & KosovaHaber
Ministria e Arsimit:Asnjë bartës i arsimit të lartë privat nuk ka të drejtë të pranojë studentë në vitin e ri akademik 2008 - 2009
Prishtinë,shtator 2008-Në konferencën e organizuar për media nga Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë, ministri i arsimit,Enver Hoxhaj dhe ambasadori i Anglisë në vendin tonë Andy Spearks kanë dhënë sqarime rreth akreditimit dhe licencimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë Privat (IPAL) në Kosovë.
Komenti i javës:Shteti i asfaltuar
Shkruan:Agim Vuniqi
Në programet më bashkëkohore dhe më të mira të historisë ka zënë vend Kosova, do të zë vend në programin e shkollave të mesme të Michiganit, viti tretë. Programi për historinë është diçka plotësisht e re, do të mësohet për Kosovën,
Fillon implementimi i projektit “Siguria në rrugë -shtator 2008”
Foto:Një polic i SHPK-së,u mëson fëmijëve shenjat e komunikacionit
Gjilan, shtator 2008 - Njësia rajonale e policisë në bashkësi në Gjilan, ka filluar implementimin e projektit “Siguria në rrugë - shtator 2008” në shkollat fillore në rajonin e Gjilanit, njofton Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan. Lexo »
Vushtrria, po e shënon sot Ditën e Rinisë me moton-Destinacioni Ynë BE-ja
![]()
Vushtrri,shtator 2008-Sot më (19.09.2008)të rinjtë e Komunës së Vushtrrisë janë nikoqir të ditës së rinisë e cila për një muaj do të organizohet në të gjitha komunat e Kosovës. Në Vushtrri për sot janë paraparë disa ativitete kryesisht kulturore dhe sportive por edhe debate me të rinjtë e Vushtrrisë. Po ashtu në këto aktivitete është planifikuar që të dhurohet edhe gjak.Pjesëmarrja e të rinjve vushtrrias në aktivitetet e sotme ka qenë modeste. Dita e Rinisë sivjet po mbahet me moton-Destinacioni Ynë BE-ja.
Hajdin ISLAMI, VushtrriaPRESS
Kosova, nderon dëshmorët Fehmi e Xhevë Lladrovci
Kosovë, shtator 2008-Me rastin e 10-vjetorit të rënies heroike të luftëtarëve të UÇK-së,Fehmi e Xhevë Lladrovci,sot nën patronatin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës,organizohet manifestim përkujtimor.
Foto e javës:Në Ferizaj qentë endacak shëtisin në qytet
Ferizaj, shtator 2008-Qentë endacak që lirshëm shëtisin rrugëve të Ferizajt janë bërë preokupim i shumë kalimtarëve që kalojnë nëpër këto rrugë ku këta qen janë të vendosur në grupe prej dy, tre e ndonjëherë edhe më shumë. Njoftohet se ka raste kur edhe ju vërsulen kalimtarëve e në këtë rast janë fëmijët ata që e frikohen më së tepri. VushtrriaPRESS
Krerët e drejtësisë së Kosovës u takuan me ata të EULEX-it
Prishtinë, shtator 2008-Ministrja e Drejtësisë znj. Nekibe Kelmendi e shoqëruar nga zëvendësministri z. Arsim Janova, nga këshilltarët e saj dhe nga u.d. Sekretari i Përhershëm z. Florian Dushi pritën sot në një takim gjyqtarët dhe prokurorët e EULEX-it dhe shefin e EULEX-it, z. Yves de Kermabon. Lexo »
Shkruan:Avni Klinaku



Ky artikull ka
0 komente