Në Vushtrri, u shënua sot Dita e Dëshmorëve

Vushtrri, shtator 2008-Sot në Komunën e Vushtrrisë është shënuar “1 Shtatori Dita e Dëshmorëve”. Akademia përkujtimore është mbajtur në Shtëpinë e Kulturës “Hasan Prishtina” në Vushtrri, ku të pranishëm përveç familjarëve të dëshmorëve kanë qenë edhe përfaqësues të Komunës së Vushtrrisë,të partive politike, TMK-së, SHPK-së, Bashkësisë Islame të Vushtrrisë, si dhe shumë qytetarë të tjerë. Po ashtu sot në këtë akademi u janë ndarë mirënjohje edhe disa mjekëve të kësaj ane që kanë dhënë kontribut në shërimin e popullatës gjatë luftës së Kosovës. VushtrriaPRESS
0 komente