Si rezultat i sulmit fizik, vdes një 60 vjeçar në Bivolak të Vushtrrisë
Vushtrri,shtator 2008-Shërbimi Policor i Kosovës(SHPK)ka njoftuar se një rast i vrasjes është regjistruar të ketë ndodhur dje rreth orës 18:30 min, në fshatin Bivolak të Vushtrrisë, me ç’rast një mashkull rreth 68 vjeçar, ka vdekur si pasojë e sulmit fizik me mjete të forta nga persona ende të panjohur.Rreth orës 18:45min, autoritetet policore të stacionit në Vushtrri, kanë pranuar informatën nga qendra emergjente e Vushtrrisë, për prezencën e një personi të lënduar si rezultat i një sulmi fizik, me mjete të forta.Viktima e këtij rasti, është transferuar në QKUK Prishtinë, ndërsa mjeku kujdestar në QKUK ka konstatuar vdekjen e viktimës.VushtrriaPRESS

0 komente