Zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes së Sllovenisë, vizituan QKSPEZH në Vushtrri

Vushtrri, shtator 2008–Dje një delegacion i Ministrisë së Mbrotjes të Republikës së Sllovenisë, të cilit i printe Bojan Zmajac, drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim në Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Sllovenisë e vizitoi Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim në Vushtrri.Delegacioni i Ministrisë së Mbrojtjes së Sllovenisë u prit nga z. Erton Beka, drejtor i Administratës dhe Logjistikës në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, z. Bislim Zyrapi, drejtor i Departamentit për Menaxhim të Emergjencave në MPB dhe zyrtarë të tjerë.Po ashtu delegacioni slloven gjatë vizitës së sotme e vizitoi edhe Poligonin e Zjarrfikësve në Banjskë të Vushtrrisë, për të parë demonstrimin e disa ushtrimeve nga Shërbimi Zjarrfikës i Kosovës. Delegacioni slloven po ashtu asistoi në dhënien e diplomave për gjeneratën e tretë të oficerëve zjarrfikës, të cilët diplomuan në kursin bazik. VushtrriaPRESS
0 komente