Agjencia e Pavarur e Lajmeve VushtrriaPRESS

Kontaktoni Redaksinë: vushtrriapress@hotmail.com

KULTURA SHQIPTARE NË MÜLHEIM A.D. RUHR-GJERMANI  

VushtrriaPRESS 

Shkruan: Pal Sokoli 

Mülheim (Gjermani) ,shtator 2008-Në kuadër të kremtimit të 200 vjetorit te qytetit të Mülheimit,në Rathaus Platz u mbajt manifestim i madh kulturorë, me ç´rast manifestuan shumë pjesëtar të kombeve të ndryshme që jetojnë në këtë qytet dhe në rajonin e Ruhrit, siç  e quajnë këtu në Gjermani. Për të prezantuar kulturën shqiptare në këtë manifestim u mobilizuan dashamirët e kulturës shqipe dhe krijuesit e këtij rajoni,ALSU,Unioni i studentëve shqiptar i a.d.Ruhrit, grupi i këngës dhe i valleve ”Kosova” nga Esseni, Lidhjes se shkrimtarëve, artistëve dhe krijuesve shqiptar në Gjermani(LSHAKSH) si dhe rapsodi Sami Kosova prezantuan nën valëvitjen e flamurit kombëtarë dhe kosovarë si dhe veshjeve kombëtare, zbukuruan sheshin e Rathaus Platz-it në Mülheim. Vallja e shotës e luajtur nga studente dhe valltarë dhe e udhëhequr nga shkrimtari dhe aktori si dhe udhëheqësi artistik i LSHAKSH-në Gjermani Liman Zogaj hijeshuan podiumin dhe atë pjesë të këtij qyteti i cili merrte frymë shqip atë ditë. Këndi shqiptar ishte i mbushur me specialitete nga kuzhina shqiptare, me libra të krijuesve tanë, me flamuj dhe më dresa të ndryshme me imazhe nga kultura jonë. Rapsodi Sami Kosova me tingujt e çiftelisë dhe rapsodi shqipe ishin dhe një paraqitje sublime për të pranishmit. Duhet theksuar se studentet shqiptar ishin mjaftë aktivë në komunikim me vizitorët e ndryshëm dhe prezantimin e vlerave kombëtare.Hyre Sutaj, Blerim Haziri, Teutë Foniqi, Besnik Hoxha, Hyrish Mezini, Masar Haziri, Salih Abazi, Demë Mulaj, Ramadan Kransiqi dhe Violetë Berisha ishin ata studentë që ishin mjaftë aktivë ne këtë manifestim, pastaj përveç vizitorëve të ndryshëm shqiptar dhe të tjerë aty prezantuan edhe poetet:Martin Çuni(kryetar i LSHAKSH-në Gjermani), Shaban Cakolli, Pal Sokoli, Rrustem Geci dhe Liman Zogaj. Nga kjo tribunë të pranishmit i përshëndeti kryetarja e komunës se Mülheimit: z.Dargmar Mühlenfeld,e cila përshkoi historikun e këtij qyteti,dhe bashkëjetesën këtu të afër 100 nacionaliteteve.  Vizitorë të shumtë ishin të interesuar për këtë manifestim të bukur kulturorë e për se pari të prezantuar edhe me flamur të Kosovës. Bashkimi i forcave të ndryshme kulturore shqiptare ne mërgatë është  një domosdoshmëri për prezantim të denjë të kulturës sonë. VushtrriaPRESS

Nga : vushtrriapress@hotmail.com

7 Shtator 2008 më 7:44 am

1 Koment ndaj 'KULTURA SHQIPTARE NË MÜLHEIM A.D. RUHR-GJERMANI'

Merri komentet me RSS

  1. Po,ishte vërtetë kështu.Z.Pal Sokoli,po bënë një punë të madhe me njoftimin e opinionit për aktivitetet e shqiptarëve në mërgim.Dita e Kulturës në Mülheim,ishte ditë e rëndësishme edhe për mërgimtarët tanë.E rëndësishme ishte që mes kulturash të shumë popujve që jetojnë në Gjermani të prezantohet edhe kultura e jonë,dhe kjo rrodhi me një begati madheshtore,qoftë në prezentimin e librit shqip,këngës dhe valleve shqipe pregaditur nga Liman Zogaj me studentet tanë që studjojnë në NRW,veshjet dhe simbolet kombetare,si dhe specialitetet ushqimore shqiptare.Ky takim yni la nje imazh te mire mes gjermanëve.

    cakolli

    25 Sht 08 më

Komento