Agjencia e Pavarur e Lajmeve VushtrriaPRESS

Kontaktoni Redaksinë: vushtrriapress@hotmail.com

Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu, ka përgëzuar qytetarët me rastin e 7 Shtatorit  

 VushtrriaPRESS

 

Kosovë, shtator 2008- Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka  përgëzuar qytetarët e Republikës së Kosovës me rastin e tetëmbëdhjetë vjetorit të miratimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës në Kaçanik më 7 shtator 1990.Në letrën e kryetarit të vendit thuhej: Me rastin e 7 Shtatorit, në 18-vjetorin e miratimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës në Kaçanik, ju shpreh urimet e mia të përzemërta. 7 Shtatori i vitit 1990 shënon një ditë të rëndësishme në historinë tonë më të re. Atë ditë u miratua Kushtetuta e Republikës së Kosovës, e cila pasoi shpalljen e Deklaratës së Pavarësisë më 2 Korrik të po atij viti. Bashkë me Referendumin për pavarësi, këto dy akte i vunë themelet e shtetit të Kosovës. Kjo datë sivjet merr peshë të veçantë, sepse kremtohet në Rpublikën e pavur dhe sovrane të Kosovës, të njohur ndërkombëtarisht nga shumica e vendeve të Bashkimit Evropian, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nga shumë vende të tjera të botës liridashëse e demokratike. Kushtetuta e Kaçanikut mbetet në themelet e përpjekjeve për jetësimin e shtetit të Kosovës, si dhe bazament për ndërtimin e jetës demokratike të vendit. Më 15 qershor 2008 hyri në fuqi Kushtetuta e Republikës së Kosovës, e cila jetëson parimet dhe vlerat demokratike të popullit të Kosovës, të proklamuara fuqishëm edhe në Kushtetutën e 7 Shtatorit 1990. Prandaj, në këtë ditë të shënuar, e kujtojmë me respekt të veçantë sakrificën dhe përkushtimin e deputetëve të atëhershëm të Kuvendit të Kosovës, të cilët në rrethana të jashtëzakonshme e miratuan këtë akt dhe i vunë themelet e shtetësisë së Kosovës. VushtrriaPRESS

Nga : vushtrriapress@hotmail.com

7 Shtator 2008 më 1:35 pm

Komento