Sot është 18 vjetori i Deklaratës Kushtetuese të Kaçanikut
Foto:Muharrem SHABANI
Urime 18 vjetori i Deklaratës Kushtetuese të Kaçanikut
Kosovë, shtator 2008-Sot janë bërë tetëmbëdhjetë vite nga koha kur ishte nxjerrë Deklarata Kushtetuese e Kaçanikut më 7 Shtator 1990.Pas 18-vitesh tanimë edhe zyrtarisht pavarësia e Kosovës është njohur nga shtetet më të fuqishme të botës, dhe shumë shtete janë në proces të njohjes. Gjatë asaj kohe Kuvendi i Kosovës kishte marr vendime me rëndësi siç ishte Miratimi i Kushtetutës së 7 shtator-it 1990 në Kaçanik, shpallja e referendumit për Pavarësinë e Kosovës dhe nxjerrja e Rezolutës për pavarësinë e Kosovës sipas rezultateve të referendumit të vitit 1991, shpalli Kosovën si shtet të pavarur.Edhe Presidenti i Republikës së Kosovës Fatmir Sejdiu,e ka uruar popullin e Kosovës, me rastin e kësaj date të rëndësishme. VushtrriaPRESS
0 komente