Agjencia e Pavarur e Lajmeve VushtrriaPRESS

Kontaktoni Redaksinë: vushtrriapress@hotmail.com

Komenti i javës:Për të zhvendosurit e Luginës së Preshevës duhet të hapet një zyrë !  

     VushtrriaPRESS

Shkruan:Refik Hasani

Është momenti i fundit që institucionet tona të Kosovës të mendojn seriozisht për hapjen e një zyre ndërlidhëse , që do të ishte një ndihmesë e madhe për të zhvendosurit nga Lugina e Preshevës që janë më qëndrim në Kosovë , që nga pas qershori i vitit 1999 e këndej.
                                ****
Në Kosovë pas qershorit 1999 që nga momenti i fillimit të tërheqje së forcave vrastare serbe , filluan të vërshojn dhe të zhvendosen me mijra banorë nga Komunat e Medvegjës , Bujanocit dhe Preshevës , për të hyrë mbrenda në territorin administrativ të Kosovës . Numri që pranohet edhe nga UNHCR-i , është se në bazë të regjistrit të çdo anëtari dhe familje , prandaj sot jetojnë 11.783 banorë nga Lugina e Preshevës vetëm në komunën e Gjilanit , të ardhur për periudhën prej muajit qershor 1999 deri në fund të vitit 2002 . Kurse gjatë ksaj periudhe edhe nga shifra zyrtare pranohet mbi 30 mijë banorë që janë të ardhur nga tri Komunat e cekura më lart që kanë hyr në Kosovë . Ne kemi përshëndetur hapjen e këtyre katër zyreve , që do të luajnë një rolë shumë të madh , por kemi pritur , dhe ishte momenti i fundit që edhe qeveria dhe parlamenti i Kosovës  të parashofin më kohë për hapjen e një zyre për të dëbuarit dhe shpërngulurit nga Lugina e Preshevës . Numri që u cekë më lartë pra mbi 30 mijë nuk është i vogël. Duke marrë parasysh që edhe po kaq banorë kanë ende të parregulluar qështjen e qëndrimit në Kosovë . P.sh kemi një qytetarë i Medvegjës i cili është shpërngulur para 15 vjete , por ende nuk ka rregullura dokumentata , nuk është lajmruar si shtetas i Kosovës , por ende i ruan dokumentata e Komunës së Medvegjës sepse atje prej nga ka ardh , ka pasuri të patundshme si do të veprohet me këto kategori njërzish ! .
Aplikimi i dy nënshtetësive do të ishte mënyra më e mirë në këso raste .
Pra për ti ruajtur pronat shqiptarët e tri Komunave të cekur më lartë dhe nga komuna të tjera të serbisë do të ishte mënyra më adekuate që t’ju lejohet që ti ruajnë , nëse dojn dokumentat e Republikës së Serbisë , por në të njëjtën kohë duhet t’ju lejohet ti marrin edhe dokumentat e Republikës së Kosovës . Kjo mënyr e reciprocitetit dhe ruajtjes dhe fitimit në të njëjtën kohë të dy nënështetësive , duhet të vlen edhe për serbët lokal të Kosovës . Kur serbia ende ka pushtetin në disa enklava të Kosovës , dhe prapë hapë zyrë të vetën në Mitrovicë .
Republikës së serbisë nuk i  mjafton as kjo dhe formon dhe ngrit edhe ministri për Kosovën duke emruar me punë personin me emrin Slobodan Samargjigj . . Ne në Republikën e Kosovë ende nuk jemi në gjendje dhe nuk e kemi kuptuar së na duhet edhe një zyrë për të dëbuarit e Luginës së Preshevës , që janë ende në Kosovë , pa kurrfarë statuti civilë të rregulluar ! ? . Kush do të brengoset për këtë kategori njerzish kur në këtë rast janë shqipëfolës . Asnjëherë deri më tashi nuk është ngritur kjo qështje në parlamentë apo qeveri të Kosovës . Kurse për qytetarët prej shtetit të largët kinezët që kanë ardhur në Kosovë të bëjnë tregti e biznese , që janë të ardhur pas luftë që besojm nuk kalojnë shifrën as mbi 5 mijë përsona , është debatuar , kurse për të dëbuarit dhe shpërngulurit e dhunës nga forcat serbe prej Luginës së Preshevë që janë vendosur në Kosovë asnjëher .
Nëse vazhdojmë kështu duke menduar se duhet ti heshtim problemet , me të cilat ballafaqohet sot Kosova me një ngarkes aqë të madhe të ,, refugjatëve ” të pa shpalluart dhe të pa njohur nga askush , atëher është shumë gabim . Të gjitha gjërat është dashur të ngriten me kohë , se dikur do të bëhet vonë , dhe do të na kthehet si bumeranga shumë i fortë . Dikur këtë qështje e kishim në duar si kartë të fortë kur u zhvillonin bisedimet me Republikën e serbisë , për gjetjen e një zgjidhje për statusin e Kosovës, nuk u ngritë në nivelin e bisedimeve të drejtëpërdrejta dhe të krahasohen më të zhvendosurit serbë lokal të Kosovës .Ky rast u humbë dhe nuk mund të kthehet asnjëhe në kurrfarë forme . Tash kur Kosova është para regjistrimit civil të popullatës , posa e shpallëm edhe pavarësin dhe jemi duku u njohur nga shtete të ndryshme . Qytetarët e saj do të pajisen edhe me dokumenta të udhëtimit , prap do të dalin në sipërfaqe shumë gjëra lidhur me kategorin e të dëbuarve dhe shpërngulurit e luftës, që janë të ardhur nga Lugina e Preshevës me qëndrim në Kosovë.Krahasimet në mesë të Serbëve lokal të Kosovës dhe Shqiptarët e Luginës së Preshevës .Krahasimet janë shumë të mira në shumë rrafshe , vetëm para dy dite në Graqanicë ka filluar të ngritet blloku i banimit për ndërtim prej 60 banesave për serbët lokal të Kosovës në vlerë prej 1. 8 milion eurosh .Këto mjete për të zhvendosurit e Luginës së Preshevës jo që nuk jan investuar për kthim të tyre apo intergrim  për një vjetë por as për tetë vite jo . Të bëjmë një krahasim tjetër që për parlament të Kosovës deputet është edhe z.Mihajlo Shqepanoviqë i partisë (origjinal SNS ) me 31 vota ! , apo tjetri Branisllavë Grbiq ish – ministri tani si deputet në parlamentë të Kosovës me 58 vota (origjinal , Nova Demokratjia ). Të gjitha këto mundë të verivikohen , shifë listën e Komisionit Qendror të votimeve për zgjedhjet e 17 nëntorin 2008  . Kurse Riza Halimi për deputet të parlamentit të Serbisë i është dashur të grumbulloj mbi 18 mijë vota  . Sllobodan Samargjigji është edhe ministër i qeverisë serbe i caktuar për punët e Kosovës . Kurse Kosova nuk ka ende  asnjë zyrtarë të ngarkuar me qështjene Luginës së Preshevës , apo së paku një zyrë për banorët që janë prej Luginës së Preshevës që janë në Kosovë .
                         ****
Qeveria e Kosovës deri më tani nuk ka caktuar as edhe një zyrtarë , Koordinator pse jo edhe një departamentë a division të veqantë që do të mirrej exluzivisht me të dëbuarit  nga  Lugina e Preshevës që janë në Kosovë  ! ?.
Qeveria e Serbis në dhjetor të vitit 2007 në qytetin e Mitrovicës ka hapur një zyrë për serbët lokal që jetojnë në Kosovë . Kurse elita politike e Kosovës heziton të nxë ngoje qështjen e Luginës së Preshevës , ku kjo temë është bërë temë tabu , ishte kështu edhe për grupin Negociatorë a grupin e Unitetit . Asnjë deputet në parlamente të Kosovës , deri më sot nuk e ka ngritur qështjen Luginës së Preshevës , apo kategorin e banorëve  të dëbuarë  , asnjëher nuk është ngritur qështja as edhe në kuvende Komunal ku ka përqendrim të tyre . Kurse shteti serbë për  bashkëkombasit e vet si minoritete që janë në Kosovë e ka ngrit deri edhe në Këshillin i Sigurimit të OKB-së  , ku presidenti i serbisë z.Boris Tadiqi e mashtroi tërë opinion botëror me një letër gjoja të një vajze nga fshati Boston Komuna e Novobërdës .. . Efekti më i madh është nëse hapet kjo zyrë dhe do të ju ndihmoje ksaj kategorie dhe do t’ia lehtësoj edhe punën organeve të Kosovës . Është momenti i fundit që institucionet tona të Kosovës të mendojn seriozisht për hapjen e një zyre ndërlidhëse , që do të ishte një ndihmesë e madhe për të zhvendosurit .       

Refik Hasani
(Autori është një publicist që ka shkruar dhe ngritur shumë qështje për Luginën e Preshevës , punon si Prof.  i   Ekonomisë )

 ______________________________________________________________

Vërejtje: Komentet dhe opinionet e botuara në VushtrriaPRESS,nuk shprehin qendrimet  e VushtrriaPRESS-it!

     

                                                       
             

Nga : vushtrriapress@hotmail.com

8 Shtator 2008 më 10:50 am

Komento