Agjencia e Pavarur e Lajmeve VushtrriaPRESS

Kontaktoni Redaksinë: vushtrriapress@hotmail.com

Gjeorgjia kërkon vetëveten  

 VushtrriaPRESS

Shkruan:Ramiz Lushaj

Tbilisi(Gjeorgji), shtator 2008-1.Gjeorgjia, në gjeopolitikën e Kaukazit vatër ndezur, në vapën e madhe të gushtit, pati “shkrirje” të konflkikteve të saj të ngrira në Abkhazi e në Osetinë e Jugut, të cilat, më 26 gusht, pasi një përballje të armatosur të Moskës me Tbilisin, u vetëdeklaruan republika të pavarura. Federata Ruse i njohu në mënyrë institucionale, ndërsa Bjellorusia e Venezuela e ndonjë tjetër po i mbajnë ison diplomatike. Në kushtet e pritshme e rrethanat e krijuara, Presidenti i Gjeorgjisë, Mikael Shakashvili, pa bërë “shaka”, po me gjithë mend, iu drejtua organizmave ndërkombëtare: OKB, NATO, BE, etj. dhe shkojë bash larg duke hedhur akuza për inaktivitet edhe të Perëndimit, të botës euro-atlantike, etj. Fakti qëndron disi më ndryshe: as SHBA, NATO, BE, etj. nuk e kanë pasë asnjëherë jashtë vemendjes Gjeorgjinë mike, si shtet europian në brigjet e Detit të Zi, me 69.700 km2 e mbi 4.6 milionë banorë, me 83.8 për qind gjeorgjianë, 6.5 për qind azerianë, etj., me 83.9 për qind kristianë ortodoksë, 9.9 për qind muslimanë, etj., por, vetë politika e Shakashvilit, mendoj, se ka qënë e pavëmendshme sa e si duhet në politikën globale, në atë euro-atlantike,etj. për të hedhur urat pa pasarela e ngritur muret pa murosje , në drejtimin e duhur e kahje vendosur për me marrë sa më shumë rreze të diellit euro-atlantik e me shkrirë sa më shumë akuj siberianë. Gjeorgjia, sipas disa burimeve zyrtare, ka marrëdhënie diplomatike me 84 shtete të botës, nga të cilat 26 prej tyre i kanë misioniet diplomatike me seli në Tbilisi, kryeqytetin e vendit, ndërsa 27 shtete të tjera nga Europa, Azia, Amerika e Afrika, i kanë misionet e tyre me seli në Moskë, në Rusinë fqinjë, me të cilën ka marrëdhënie të tensionuara në tehun e fjalës e maje të plumbit në këto dy dekadat e fundit. E gjithë kjo rrjedhë e rrjedhojë diplomatike të mundëson të hedhësh pyetjen në se: “Rruga për në Tbilisi kalon nga Moska”(!). Për më tepër i mëshojmë kësaj ideje kur kemi parasysh faktin se 15 misione diplomatike, që mbulojnë Gjeorgjinë, ndodhen në shtetet e saj kufitare: 6 në Turqi, 6 në Azerbajxhan e 3 në Armeni. Pra 12 më pak se në Moskë! Ndërkohë që me këto vende ka marrëdhënie politike, ekonomike, ushtarake e kulturore më të mira se me Federatën Ruse. Gjeorgjia ka çmim të lartë për t’u ngritur sfinkërisht në brigjet e Detit të Zi përballë “Ariut të Bardhë Polar”, për t’u përballur me “zonën e minuar” në Abkhazi e Osetinë e Jugut nga Rusia e rigjallëruar me endërr të vjetër e të re perandorake… Po çdo gja në këtë botë e ka çmimin e vet. Çështja është nëse Gjeorgjia është e gatshme apo e mundshme për të paguar çmimin e saj për të dalë përfundimisht nga dimri i acartë rus drejt pranverës euro-atlantike. 2. Gjeorgjia kaukaziane është një shtet europian, i përket gjeopolitikës së Europës, ndaj si i tillë duhet të integrohet realisht e në shumanshmëri në çdo ditë e muaj të viteve. Rimarrim rastin e vendosjes së misioneve diplomatike të Gjeorgjisë. Në Europë ka marrëdhënie diplomatike me 35 shtete, ndërsa në Azi me 24 shtete. Duket si një shtet që don të jetë aqsa në Europë edhe në Azi. Në të dy kontinentet. Ndërkohë, faktikisht, në Europë e gjen vetëveten. Por, lidhur me vendosjen e misioneve të saj diplomatike, shënojmë edhe këtë fakt: Gjeorgjia ka në kontinentin e Amerikës së Veriut e në atë të Jugut vetëm një mision diplomatik në Uashington, që i mbulon edhe Kanadanë e Meksikën si dhe një konsullatë në Kanada. Kurse në kontinentin e Afrikës ka një mision diplomatik në Kajro të Egjyptit. Ka një konsullatë të përgjithshme në Sidnej të Australisë. Mirëpo, për vet problematikat e vështirësuara të gushtit 2008, lidhur me ndezjen e përflakur të konflikteve të ngrira në Abkhazi e Osetinë e Jugut, që e vetëshpallen pavarësinë e tyre nga Gjeorgjia, i duhet këtij shteti kaukaziano-jugor të ketë një shtrirje më të gjerë të hartës gjeopolitike me misionet e saj diplomatike në të gjitha kontinentet: në Afrikë, Amerikën e Jugut e të Veriut, Australi-Oqeani. Ndërkohë që, për shembull, Armenia, shteti tjetër kaukazian, fqinjë i saj, ka numër më të madh misionesh diplomatike si në Afrikë, Amerikën e Jugut, etj. Në këtë pamje të përgjithshme, përqëndrimi diplomatik vetëm në hemisferën veriore të Globit, kryesisht në Europë e në Azi, të krijohen një ide sikur Gjeorgjia është një shtet euro-aziatik, që don të ecin drejt Europës, por magnetizohet edhe drejt Azisë. Vetëpërcaktimi i Gjeorgjisë në këtë çështje ka e merr rëndësinë e vet gjeostrategjike, etj., pasi është në partneritet ecjeje të përshpejtuar me NATO-n dhe në një partneritet të mirënisur me Bashkimin Europian. Ndërkohë që këto dy organizma euro-atlantike po shkojnë drejt Gjeorgjisë, atëherë edhe kjo duhet të ketë fuqinë e vendimit, mendësinë e veprimit, fisnikërinë e integrimit drejt tyre, të ecin me hap më të shpejtë e me produktivitet më të madh drejt tyre. 3. Në Gjeorgji, prej 15 vitesh, vepron misioni paqeruajtës UNOMIG i OKB-së, në të cilin marrin pjesë 27 shtete, antare të Kombeve të Bashkuara. Më 1 shtator 2007, numëronte 133 vëzhgues dhe 19 policë. Detyrë e tyre parësore e këtij misioni është ruajtja e paqes, ndërkohë që shpërtheu lufta në gusht 2008. Ndërsa në Republikën Demokratike Arabe të Saharasë Perëndimore, prej 17 vitesh, ndodhet misioni paqeruajtës MINURSO i OKB-së, në të cilin marrin pjesë 27 shtete, antare të Kombeve të Bashkuara. Më 31 tetor 2007, numëronte 242 forca (99 më shumë se në Gjeorgji), nga të cilat 28 ushtarake, 195 vëzhgues ushtarakë dhe 6 policë. Ndërkohë që Sahara Perëndimore ka 266.000 km2 me 267 mijë banorë. Detyrë parësore e këtij misioni tash 18 vjet është organizimi i një referendumi për shprehjen e vullnetit për pavarësi, që ende nuk është kryer. Edhe në Qipro, vend antar i Bashkimit Europian, nga marsi i vitit 1964, OKB është present me misionin e saj paqeruajtës UNFICYP, në të cilin marrin pjesë 17 shtete me 178 forca paqeruajtëse, nga të cilat 168 ushtarake. OKB, në sipërmarrjen e saj ndërkombtare në Gjeorgji , tregon, së parit : këtë vend e ka lënë më shumë jashtë vemendjes së vet, nisur edhe nga fakti se ka dërguar më pak forca paqeruajtëse se në Qipro apo Saharanë Perëndimore. Së dyti, ngjarjet e gusht-shtatorit 2008 në Gjeorgji, treguan se OKB nuk është në nivelin e duhur të misionit të saj në këtë vend. Së treti, i ka lënë më shumë se ç’duhet dorë të lirë Federatës Ruse, antare e Këshillit të Sigurimit, që të ushtrojë me kthetrat e saj pushtet ushtarak, diplomatik e ekonomik në këtë vend kaukaziano-jugor, veçanërisht në Abkhazi e në Osetinë e Jugut. OKB-së i mbetet të merret më shumë ëmë mirë me fatin e fatalitetet e Gjeorgjisë, duke ngritur, kështu, edhe rolin e imazhin e vetëvetes, si institucion ndërkombtar më i rëndësishëm i botës. 4. OSBE e ka më të lehtë të lëshojë ndonjë deklaratë për fajësim të Gjeorgjisë, se sa të nxjerrin përgjegjësitë e vetëvetes lidhur me misionin e saj në këtë vend. Misioni i saj në Gjeorgji e fondin 9. 217.200 Euro për vitin 2008, më të madhin jo vetëm në republikat e Kaukazit Jugor si në Azerbajxhan mbi 1.8 milionë Euro, në Armeni mbi 1.6 milionë Euro, por, krahasuar edhe me të gjitha shtetet e Europës Juglindore, Europës Lindore e Azisë Qëndrore, ku ka të ngritura misione, qendra, zyra apo projekte-koordinatore. Për vitin 2008 buxheti i OSBE-së në Gjeorgji mund të përafërsohet vetëm me buxhetin e saj për misionin monitories në Maqedoni me 9.078.800 Euro, kurse misioni në Kosovë renditet i treti me 7.5 milionë EURO, ndërsa i katërti qëndra në Kirgistan me 5.051.900 Euro, etj. Çështja shtrohet thjeshtë: ku është efektiviteti i një buxheti të tillë në Gjeorgji? Vërtetë ka pasë angazhimin e saj edhe në zgjedhjet presidenciale në janar e ato parlamentare në maj, por edhe i ndodhen krizat e përflakura në gusht e riaktivizuan problematika etnike në shtator me Abkhazine e Osetinë e Jugut. Fondet në OSBE, të dhëna nga 56 shtete antare nga Europa, Azia Qëndrore e Amerika e Veriut, që e çojnë në mbi 164 milionë Euro buxhetin e saj për vitin 2008 po financohen rreth 6 për qind në Gjeorgji. Atëherë a mund të “lahet” OSBE me një deklaratë të thatë që e fajëson Gjeorgjinë të përflakur e të përgjakur nga Moska?! Natyrshëm Selia e OSBE në Vjenë e Presidenca e Rradhës në Finlandë mund të kërkojnë llogari e nxjerrin përgjegjësitë për rastin e Gjeorgjisë. Vërtetë OSBE është e përqendruar në Gjeorgji, por ka edhe një problem tjetër: në republikat kaukaziane fqinjë ka më pak fonde, staf e angazhim të saj, ndonëse mund të priten zhvillime të reja e ka problematika të vjetra në këto vende. Në rast se në Gjeorgji ka mision, në Armeni e Azerbajxhan ka zyra të saj dhe një Prezencë të vogël (me 7 veta staf e rreth 1 milionë EURO) në Konferencën e MINSK-ut të OSBE, në Bjellorusi. Në Azerbajxhan e Armeni, në të dyja, ka mbi 3 milionë Euro buxhet dhe një staf shumë të vogël. Ndalemi edhe tek një fakt tjetër: OSBE në Shqipëri dhe në republikat e Kaukazit Jugor. Në Shqipëri, nga 3 prilli 1997 OSBE ka Prezencën e saj, ndërsa në shtetet kaukaziane, që kanë problematika etnike, demokratike, etj. të ndërkombëtarizuara, ka mision në Gjeorgji, zyra në Armeni e Azerbajxhan. Në Gjeorgji, misioni në Tbilisi, ka zyra edhe në Lilo,Kazbegi,Lagodekhi e Omalo, ndërsa në Shqipëri, prezenca në Tiranë ka zyra edhe në Shkoder, Vlorë, Kukës e Gjirokastër, kurse në Armeni ka vetëm një zyrë në Yerevan dhe në Azerbajxhan një zyrë në Baku. Që këto dy të fundit e kanë stafin edhe më të vogël se në Vlorë apo Shkodër. Në Gjeorgji, misioni i OSBE-së, ka 36 vetë më shumë se në Shqipëri! Pra lind e nevojshme që OSBE, të mos mbetet në Shqipëri me statusin e Prezencës, sipas rezolutës të saj Nr.160, datë 27 mars 1997, pasi vendi ynë i ka tejkaluar problematikat e rebelimit të vitit të mbrapshtë ’97 dhe ato të Luftës së Kosovës të viteve 1998-1999. Medoemos duhet të arrijnë të kenë statusin e një zyre si në Zagreb, pasi këto dy vende po antarësohen në organizatën politiko-ushtarake të NATO-s, etj. Shqipëria, për më tepër, nga niveli i demokracisë, ekonomisë, etj. nuk mund të krahasohet me shtete të Azisë Qendrore, si me Uzbekistanin, ku ka vetëm një Projekt-Kordinator me 2 vetë staf ndërkombëtar e staf lokal e me 1.8 milionë Euro; me Taxhikistanin ku ka vetëm një zyrë me staf të vogël, me Turkmenistanin, Kazakistanin e Kirgistanin, ku OSBE ka ngritur vetëm qëndra. Shqipëria nuk mund të ketë më shumë zyra të OSBE-së se sa Bosnje-Hercegovina, siç janë në Sarajevë, Banja-Luka, Tuzia e Mostar. OSBE, disa shtete antare të saj, don t’i mbajnë peng me deklarata, siç ndodhi në zgjedhjet lokale të shkurtit 2007 në Shqipëri, që i cilësuan “Shans i humbur!” apo në rastin konkret në Gjeorgji, që e “fajëson” për konfliktin me Federatën Ruse! Po të kishte qënë OSBE aktive e efektive në 11 drejtimet e punës së saj në Gjeorgji atëherë nuk do të kishim një 26 gusht 2008 kaq problematik e enigmatik. Po të mos merrej OSBE në Shqipëri edhe me rritjen e peshkut, atëherë nuk do të ishim duke u marrë deri më sot me Kodin Zgjedhor. 5.

Nga : vushtrriapress@hotmail.com

15 Shtator 2008 më 11:05 am

Komento