Kosova, nderon dëshmorët Fehmi e Xhevë Lladrovci
Kosovë, shtator 2008-Me rastin e 10-vjetorit të rënies heroike të luftëtarëve të UÇK-së,Fehmi e Xhevë Lladrovci,sot nën patronatin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës,organizohet manifestim përkujtimor.Manifestimi fillon sonte nga ora:18:00,në Sallën e Kuqe të Fakultetit të Filologjisë të Universitetit të Prishtinës.Në kuadër të manifestimit organizohen:Akademia përkujtimore,dekorimi i dëshmorëve Fehmi Lladrovci dhe Xhevë Krasniqi-Lladrovci, me urdhrin Heroi i Kosovës, nga Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu,Promovimi i librit “Përjetësia e dyfishtë – Fehmiu e Xheva, një jetë e jashtëzakonshme” , monografi nga autori Bedri Islami.Kurse homazhe, është planifikuar të bëhen të hënën, më 22 shtator, nga ora 11:00,në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve dhe vizita në familjet e dëshmorëve të Brigadës 114 “Fehmi Lladrovci” të Ushtrisë Çlirimtare të KosovëS.VushtrriaPRESS
Fehmi e Xhevë Lladrovci, ranë dhjetë vjet më parë në betejën e 22 shtatorit të vitit 1998, tok me bashkëluftëtarët e pandashëm, Fatime Hetemi e Shefqet Zeka. Pas rënies së tyre, Brigada 114 e UÇK-së e mori emrin e komandantit të saj, Fehmi Lladrovci.
Në këtë ditë kujtohen Fehmi e Xhevë Lladrovci dhe të gjithë dëshmorët e Brigadës heroike 114 të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
0 komente