Agjencia e Pavarur e Lajmeve VushtrriaPRESS

Kontaktoni Redaksinë: vushtrriapress@hotmail.com

Fillon implementimi i projektit “Siguria në rrugë -shtator 2008”  

Fillon implementimi i projektit “Siguria në rrugë -shtator 2008”-VushtrriaPRESS

Foto:Një polic i SHPK-së,u mëson fëmijëve shenjat e komunikacionit 

Gjilan, shtator 2008 - Njësia rajonale e policisë në bashkësi në Gjilan, ka filluar implementimin e projektit “Siguria në rrugë - shtator 2008” në shkollat fillore në rajonin e Gjilanit, njofton Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan.Ky plan është duke u realizuar në bashkëpunim me Drejtorinë e Arsimit në Gjilan, ndërsa dita e parë e këtij projekti ka filluar në shkollën fillore “Selami Hallaqi”, ku afro 400 nxënësve u janë shpjeguar temat: “Ecja si këmbësor”, “Kalimi i rrugës” dhe “Kalimi në shenja ndriçuese”. Më pas temat e shpjeguara fëmijëve u janë demonstruar edhe në mënyrë praktike në rrugë. VushtrriaPRESS

Nga : vushtrriapress@hotmail.com

19 Shtator 2008 më 1:44 pm

Komento