Agjencia e Pavarur e Lajmeve VushtrriaPRESS

Kontaktoni Redaksinë: vushtrriapress@hotmail.com

Ministria e Arsimit:Asnjë bartës i arsimit të lartë privat nuk ka të drejtë të pranojë studentë në vitin e ri akademik 2008 - 2009  

Asnjë bartës i arsimit të lartë privat nuk ka të drejtë të pranojë studentë në vitin e ri akademik 2008 - 2009-VushtrriaPRESS

Prishtinë,shtator 2008-Në konferencën e organizuar për media nga Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë, ministri i arsimit,Enver Hoxhaj dhe ambasadori i Anglisë në vendin tonë Andy Spearks kanë dhënë sqarime rreth akreditimit dhe licencimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë Privat (IPAL) në Kosovë. Është folë për mundësitë e bashkëpunimit të këtyre institucioneve me Universitete të Anglisë si dhe janë dhënë sqarime edhe për validitetin e diplomave të fituara deri në vitin 2007, në Universitetet Private të Kosovës të licencuara nga MASHT.Ministri i Arsimit,Shkencës dhe Teknolgjisë,Enver Hoxhaj ua rikujtoi përfaqësuesve të mediave vendimin tashmë të njohur të Qeverisë së Kosovës,lidhur me procesin e akrditimit të IPAL sipas të cilit, asnjë bartës i arsimit të lartë privat nuk ka të drejtë të pranojë studentë në vitin e ri akademik 2008 - 2009. Ai kërkoi që të respektohet vendimi i Qeverisë i bazuar në vlerësimet dhe raportin e Këshillit Britanik për Akreditim(British Council) sipas të cilit institucionet e përmendura nuk i kanë plotësuar kriteret për akreditim dhe licencim. Kreu i MASHT bëri apel që IPAL të përgatitën për raundin e dytë të akreditimit. Ky proces do të zhvillohet nën ombrellën e Agjencionit Kosovar për Akreditim i cili do të angazhoi edhe ekspert ndërkombëtar. Këtij procesi do ti nënshtrohet edhe Universiteti i Prishtinës,ndërkaq licenca e fituar do të ketë validitet 5 vjeqar. Ministri Hoxhaj shprehu shqetësimin e MASHT-it për faktin se asnjë nga IPAL deri me tani nuk ka bërë përpjekje për implementimin e rekomandimeve nga raporti i Këshillit Britanik për Akreditim dhe kësisoj rrezikojnë që të mos akreditohen as në afatin e dytë. Dua të konfirmoi në emër të Qeverisë së Rrepublikës së Kosovës se nëse këto institucione nuk i plotësoin kriteret edhe në raundin e dytë të akreditimit vendimi do të jetë pothuajse i njëjtë,prandaj ftoi që të jenë të përkushtuar dhe serioz në plotësimin e standardeve dhe të kritereve ,ndërsa ato janë të njohura qe 5 vite tha ministri Hoxhaj. Në vazhdim ministri i arsimit sqaroi se diplomat e fituara deri në vitin 2007 në IPAL te licencuara më parë nga MASHT do të jenë valide. Është fat i mirë që në këtë periudhë kemi vetëm 86 studentë të diplomuar ka theksuar ministri Hoxhaj,njofton zyra për Informim pranë MASHT-it.

VushtrriaPRESS

Nga : vushtrriapress@hotmail.com

20 Shtator 2008 më 7:57 pm

Komento