Agjencia e Pavarur e Lajmeve VushtrriaPRESS

Kontaktoni Redaksinë: vushtrriapress@hotmail.com

Aksident mes dy autobusëve në Sllatinë të Prishtinës  

Dje në mesditë rreth orës 12:20 në magjistralen Prishtinë- Pejë, ka ardhur deri tek një aksident në mes të dy autobusëve-VushtrriaPRESSautobusi.jpg                   

Prishtinë, shtator-2008-Dje në mesditë rreth orës 12:20 në magjistralen Prishtinë- Pejë, ka ardhur deri tek një aksident në mes të dy autobusëve.Derisa autobusi i cili ishte duke tejkaluar një kamion (në drejtimin Prishtinë-Pejë) i cili ishte duke punuar në rrugë është përplasur me autobusin tjetër i cili vinte nga ana e Pejës në drejtim të Prishtinës.Ndihmë mjekësore kanë kërkuar shtatë persona për shkak të lëndimeve të lehta të cilat janë shkaktuar, ndërsa dëmet materiale ishin të vogla (edhe për shkak të shpejtësisë e cila nuk ishte e madhe). Magjistralja Prishtinë-Pejë për këtë shkak ishte e bllokuar për 30 minuta kur edhe është liruar për qarkullim. Në këtë njoftim për medie Policia këshillon të gjithë ngasësit e automjeteve që të kenë kujdes në rrugë e sidomos në ato vende ku janë duke u zhvilluar punime. VushtrriaPRESS

Nga : vushtrriapress@hotmail.com

26 Shtator 2008 më 4:22 am

Komento