Instituti i Prishtinës për Studime Politike,e përfundoi seminarin për Liderë të Rinj
Prishtinë, shtator 2008-Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) në bashkëpunim me Ambasadën Zvicerane në Kosovë,e kanë përmbyllur me sukses pjesën e parë të seminarit tre ditorë për Liderë të Rinj, ky seminar është pjesë e programit “Iniciativa për Rini”. Porjekti i PIPS-it “Iniciativa për Rini” i ka mbledhur nëpërmjet një konkursi rreth 28 të rinj të profesioneve të ndryshme nga Kosova të komunitetve të ndryshme, ku nëpërmjet këtij seminari, synon të identifikojë projektin e përbashkët e të pavarur të grupit, i cili do të mbështetet materialisht. Ky projekt do të implementohet nga vetë pjesëmarrësit.
Hajdin ISLAMI,VushtrriaPRESS
0 komente