Agjencia e Pavarur e Lajmeve VushtrriaPRESS

Kontaktoni Redaksinë: vushtrriapress@hotmail.com

Urime festa e Fitër Bajramit, besimtarëve të Fesë Islame  

Urime festa e Fitër Bajramit, besimtarëve të Fesë IslameVushtrriaPRESS

Kosovë/Vushtrri, shtator 2008-Sot më (30.09.2008) pas njëzetenëntë ditë agjërimi besimtarët e Fesë Islame edhe në Republikën e Kosovës, po e kremtojnë festën e Fitër Bajramit që njëherësh shënon edhe përfundimin e muajit të shenjt të Ramazanit për këtë vit. Ky muaj  i madhëruar i Ramazanit dhe ky  Bajram, sivjet kanë qenë të  veçantë pasi për herë të parë janë kremtuar në shtetin e pavarur të Kosovës në Republikën e Kosovës. Falja e namazit të Bajramit  në Vushtrri është kryer sot edhe në xhamtë: “Gazi Ali Beg”,“Karamanli”, xhaminë e “Çarshisë” si dhe në xhamitë e tjera në periferi të qytetit dhe në disa fshatra. Edhe Redaksia e VushtrriaPRESS-it uron Besimtarët e Fesë Islame në Vushtrri, Kosovë e më gjerë.

Hajdin ISLAMI,VushtrriaPRESS

Nga : vushtrriapress@hotmail.com

30 Shtator 2008 më 9:12 am

Komento