Agjencia e Pavarur e Lajmeve VushtrriaPRESS

Kontaktoni Redaksinë: vushtrriapress@hotmail.com

Arkivi per Tetor, 2008

Kongresi i Partive Liberale dhe Demokratike të Evropës, aprovoi sot një rezolutë për Kosovën  

VushtrriaPRESS

Stokholm(Suedi),31 tetor 2008 (VushtrriaPRESS)- Kongresi i Partive Liberale dhe Demokratike të Evropës, i cili po i zhvillon punimet në Stokholm, ku po merre pjesë edhe Zëvendësministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Gjergj Deda,j aprovoi një rezolutë për Kosovën, të cilën rezolutë, në emër të PLK-së si anëtare me të drejta të plota në ELDR, e paraqiti zëvendësministri Dedaj. Lexo »

Ky artikull ka

0 komente

Nga : vushtrriapress@hotmail.com

31 Tetor 2008 më 1:29 pm

Çka po ndodhë me ndërmarrjen më të madhe në Vushtrri “LLAMKOS”?  

VushtrriaPRESS

Vushtrri/Prishtinë, 31 tetor 2008(VushtrriaPRESS)-Për shkak të shkeljeve flagrante të kontrates në mes të Llamkos-it dhe AKM-së.Bordi i Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit, në mbledhjen e saj të fundit në maj të këtij viti, ka vendosë që të bëjë kthimin mbrapa të aksioneve të
ndërmarrjes Llamkos (duke u bazu në kontratë), thuhet në një prononcim për VushtrriaPRESS-in të zyrës për Informim pranë Agjencisë Kosovare të Privatizimit(AKP).Tani Agjencia Kosovare e Privatizimit si pasardhëse e AKM-së është në proces të implementimit të këtij vendimi të Bordit të kaluar.Bordi i AKP-së pastaj do të vendosë për mundësinë e ri-tenderimit të saj, thuhet nga Zyra për Informim e AKP-se.

Ky artikull ka

0 komente

Nga : vushtrriapress@hotmail.com

31 Tetor 2008 më 9:43 am

Sonte prej orës 18:00 shfaqet komedia”Drejtor apo Kryetar” nga teatri “Hasan Prishtina” nga Vushtrria  

  Festivali i Teatrit për të rinj që po mbahet në Vushtrri-VushtrriaPRESS

Vushtrri, 31 tetor 2008 (VushtrriaPRESS)-Sonte duke filluar prej orës 18:00 në Shtëpinë e Kulturës “Hasan Prishtina” në Vushtrri, në kuadër të Javës së Kulturës dhe të Festivalit për të rinj që po mbahet në Vushtrri, në natën përmbyllëse do të prezantohet Teatri “Hasan Prishtina” nga Vushtrria, me komedinë “Drejtor apo Kryetar”. Hyrja është falas për publik.

Ky artikull ka

0 komente

Nga : vushtrriapress@hotmail.com

31 Tetor 2008 më 5:25 am

FotoLAJM: Pamje nga shfaqjet e ndryshme në Festivalin e Teatrit për të rinj që po mbahet në Vushtrri  

Pamje nga Festivali i Teatrit për të rinj që po mbahet në Vushtrri-VushtrriaPRESSPamje nga Festivali i Teatrit për të rinj që po mbahet në Vushtrri-VushtrriaPRESSPamje nga Festivali i Teatrit për të rinj që po mbahet në Vushtrri-VushtrriaPRESSPamje nga Festivali i Teatrit për të rinj që po mbahet në Vushtrri-VushtrriaPRESSVushtrriaPRESSPamje nga Festivali i Teatrit për të rinj që po mbahet në Vushtrri-VushtrriaPRESSPamje nga Festivali i Teatrit në Vushtrri 

Fotot gjatë festivalit i realizoi:Arif Ibrahimi

Vushtrri, 30 tetor 2008(VushtrriaPRESS)-Pamje nga “Festivali i Tearit për të rinj” që po mbahet në qytetin e Vushtrrisë.  Dashamirës të artit skenik po kanë mundësi çdo natë që  të shikojnë shfaqje falas prej orës 18:00. Sonte do të prezantohet teatri ”Ulpiana” nga Lipjani. 

Ky artikull ka

0 komente

Nga : vushtrriapress@hotmail.com

30 Tetor 2008 më 3:02 pm

Shënohen hapa në zhvillimi i kapaciteteve njerëzore në ndërmarrjet publike‏  

Shënohen hapa në zhvillimi i kapaciteteve njerëzore në ndërmarrjet publike‏-VushtrriaPRESS

Prishtinë, 30 tetor 2008(VushtrriaPRESS)-Drejtori menxhues i KOSTT sh.a, Fadil Ismajli me bashkëpunëtorë, sot priti në një takim delegacionin e KAEF-Fondi Amerikano-Kosovar për Edukim të përbërë nga z. Dale Pfeiffer, anëtarë i Komitetit të KAEF, z. William Brown, zv. president për zhvillim, z. Nathan Truitt, përgjegjës për marketing dhe zhvillim dhe znj.Eranda Aliu, drejtoreshë e KAEF, zyra në Prishtinë. Lexo »

Ky artikull ka

0 komente

Nga : vushtrriapress@hotmail.com

30 Tetor 2008 më 2:50 pm

Evrodeputeteja Doris Pack, po qëndron në Kosovë  

Evrodeputeteja Doris Pack, po qëndron në Kosovë -VushtrriaPRESS
Prishtinë, 30 tetor 2008(VushtrriaPRESS)-Doris Pack, deputete e Parlamentit Evropian, po qëndron për një vizitë në vendin tonë. Zonja Pack, sot ka zhvilluar takime me presidentin e Kosovës Fatmir Sejdiu, dhe kryeministrin Hashim Thaçi. Në të dyja takimet evrodeputetja Doris Pack, e ka potencuar sërish se BE-ja do ta ndihmojë edhe në të ardhmen Kosovën si dhe u interesua rreth prioriteteve të Qeverisë së Kosovës,  lidhur me konunitetin serb në institucione si dhe  përfaqësimin e gruas kosovare në misionet diplomatike. Të dy liderër kosoavarë e kanë felenderuar zonjën Pack për angazhimin e saj për Kosovën.

Ky artikull ka

0 komente

Nga : vushtrriapress@hotmail.com

30 Tetor 2008 më 2:12 pm

Arrestohen gjashtë persona për sulm ndaj zyrtarëve të Ministrisë së Transportit të Kosovës  

Arrestohen gjashtë persona për sulm ndaj zyrtarëve të Ministrisë së Transportit të Kosovës-VushtrriaPRESS
Prishtinë, tetor 2008 (VushtrriaPRESS) –Policia e Kosovës (PK), dje ka arrestuar gjashtë persona, të cilët e kanë bllokuar magjistralen Prishtinë-Ferizaj dhe më pas i kanë sulmuar zyrtarët e Ministrisë së Transportit dhe Telekomunikacionit të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Të dyshuarit i kanë bllokuar punimet në magjistralen Prishtinë-Shkup përtej Çagllavicës, me pretendim se ndërtimi i këtij projekti rrugor paraqiste disa barriera që do t’i dëmtonte interesat e tyre ekonomike. Lexo »

Ky artikull ka

0 komente

Nga : vushtrriapress@hotmail.com

29 Tetor 2008 më 2:16 pm

Sejdiu dhe Thaçi,e kanë pritur dje dhe sot në takim lamtumirës ambasadorin e deritanishëm të Turqisë në vendin tonë Mustafa Sarniç  

Sejdiu dhe Thaçi,e kanë pritur dje dhe sot në takim lamtumirës ambasadorin e deritanishëm të Turqisë në vendin tonë Mustafa Sarniç -VushtrriaPRESSSejdiu dhe Thaçi,e kanë pritur dje dhe sot në takim lamtumirës ambasadorin e deritanishëm të Turqisë në vendin tonë Mustafa Sarniç -VushtrriaPRESS

Prishtinë, 28 tetor 2008 (VushtrriaPRESS)- Presidenti i Kosovës,Fatmir Sejdiu, e ka pritur dje në një takim lamtumirës ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Mustafa Sarniç. Presidenti Sejdiu në takimin e djeshëm e ka çmuar lartë kontributin e Turqisë dhe të ambasadorit Sarniç. Edhe ambasadori Mustafa Sarniç,ka falënderuar presidentin për bashkëpunimin e mirë. Sot po ashtu kryeministri  Hashim Thaçi, e ka pritur në një takim lamtumirës ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Mustafa Sarniç, të cilin edhe e ka falënderuar për angazhimin e tij në Kosovë.

Lexo »

Ky artikull ka

0 komente

Nga : vushtrriapress@hotmail.com

28 Tetor 2008 më 1:10 pm

Serbët e Prilluzhës së Vushtrrisë, vjedhin gjësende në dyqanin e bashkëfshatarit të tyre serb  

Serbët e Prilluzhës së Vushtrrisë, vjedhin  gjësende në dyqanin e bashkëfshatarit të tyre serb-VushtrriaPRESS

Vushtrri, 27 tetor 2008 (VushtrriaPRESS)- Një vjedhje ka ndodhur diku pas mesnate së djeshme në dyqanin ushqimor “Ushqimi i shpejt” pronari i së cilës është një mashkull i nacionalitetit serb, në fshatin Prilluzhë të Vushtrrisë. Pas hetimeve të bëra në vendin e ngjarjes nga Policia e Kosovës (PK) dhe bazuar në dëshmitë e gjetura policia ka arrestuar një person si të dyshuar, D.D (1986), të gjinisë mashkullore të nacionalitetit serb Lexo »

Ky artikull ka

0 komente

Nga : vushtrriapress@hotmail.com

27 Tetor 2008 më 1:06 pm

Në Vushtrri, fillon sot “Festivali i Teatrit për të rinj”  

Në Vushtrri, fillon sot

Vushtrri, 27 tetor 2008 (VushtrriaPRESS)-Sot  në Vushtrri, fillon “Festivali i Teatrit për të rinj”. Festivalin ditën e parë do ta hap Teatri i qytetit të Prizrenit, kurse ditën e dytë të martën do të prezantohet para publikut Teatri “Osman Gashi” nga Klina, të mërkurën paraqitet Teatri “Qëndresa” nga Fushë Kosova, të enjten Teatri “Ulpiana” nga Lipjani, të premten teatri i qytetit “Hasan Prishtina” nga Vushtrria. Drejtori i këtij Festivali Avdullah Bunjaku, ka njoftuar se Festivali do t’i ndajë shtatë çmime për këto kategori:skenar,regji, aktorin më të mirë, aktoren më të mirë, muzikën, skenografinë dhe kostumografinë. Ky Festival është financuar nga Departamenti i Rinisë pranë Ministrisë së Kulturës dhe Organizata qeveritare gjermane GTZ. Jurinë e Festivalit e përbëjnë: Qamil Sahiti, Hajdin Islami dhe Agron Hajdari. Qëllimi i këtij festivali sipas Drejtorit të OJQ-së “Ars Qendra” dhe organizatorit  Avdullah Bunjakut është që të bëhet rikthimi i publikut në sallat tona si dhe të zbulohen talentët e rinj nëpër Komunat e Kosovës. Të drejtë pjesëmarrje në konkursin e këtij Festivali kanë pasur teatrot e të rinjve të cilat funksionojnë në kuadër të Qendrave të Kulturës, teatrot  e të rinjve të cilat funksionojnë në kuadër të Shkollave të mesme, teatrot e të rinjve që funksionojnë në kuadër të shoqërive kulturo-artistike si dhe teatrot e të rinjve që funksionojnë si të pavarura.Të gjitha shfaqjet fillojnë prej orës 18:00 dhe hyrja është falas për publikun artëdashës.VushtrriaPRESS

Ky artikull ka

0 komente

Nga : vushtrriapress@hotmail.com

27 Tetor 2008 më 10:40 am

Intervistë ekskluzive e İsmet Bölükeminit, dhënë Agjencisë së Pavarur të Lajmeve-VushtrriaPRESS  

Intervistë ekskluzive e İsmet Bölükeminit, dhënë Agjencisë së Pavarur të  Lajmeve-VushtrriaPRESS

İsmet Bölükemini:Vushtrria, është vendlindja ime dhe unë jam kosovar,së shpejti lexuesit do ta kenë librin ““Vulçitrin(Vushtrri):Jeta e përbashkët shqiptaro-turke”

Shumë familje shqiptare disa vite më parë për shkak të kushteve dhe rrethanave që atë kohë mbizotëronin në Kosovë, ishin të detyruara të largoheshin nga Kosova, por megjithëse këta shqiptarë ishin larguar malli dhe atdhedashuria për vendlindje nuk ishte shuar asnjëherë. Një tregim i mirë është edhe protagonisti i Intervistës sonë İsmet Bölükemini, i cili u lind më 1951 në Vushtrri. Prindërit e tij ishin Ramadan dhe  Mahzade. İsmet Bölükemini, shkollën fillore e kreu në “21 Nëntor” në Vushtrri, kurse gjimnazin “Naim Frashëri” në gjuhën turke në Prishtinë. Studimet universitare për pesë vite i ndoqi  në Akademinë e Arteve të Bukura në Stamboll. Pasi e kryen Akademinë Bolükemini, kthehet në qytetin e tij të lindjes në Vushtrri, ku caktohet dekorues në Shtëpinë e Mallrave e cila sapo ishte ndërtuar. Lexo »

Ky artikull ka

3 komente

Nga : vushtrriapress@hotmail.com

25 Tetor 2008 më 6:15 pm

Zjarrfikësit e Vushtrrisë, vendosen në ish-kazermat e TMK-së në Martiraj  

Zjarrfikësit e Vushtrrisë, vendosen në ish-kazermat e TMK-së në Martiraj-VushtrriaPRESS

Vushtrri, tetor 2008 (VushtrriaPRESS)-Pas largimit nga lokacioni ku ishte vendosur disa vite më parë afër spitalit të qytetit në Vushtrri, Brigada e Zjarrfikësve e Vushtrrisë, tani ka kaluar në lokacion të ri në fshatin Martiraj në objektet e ish-Kazermave të TMK-së. Vendosja në këto objekte për zjarrfikësit ka qenë e mirëseardhur pasi ata kishin mbetur pa lokacion pasi në lokacionin ku kishin qenë deri më tani ka filluar të ndërtohet një shkollë. Se a do të shkaktojë probleme mos qenja e zjarrfikësve brenda qytetit pritet të shihet. VushtrriaPRESS

Ky artikull ka

0 komente

Nga : vushtrriapress@hotmail.com

25 Tetor 2008 më 10:36 am

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, priti dje të Ngarkuarin me Punë të Kosovës në Shqipëri, Gazmend Pula  

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, priti dje të Ngarkuarin me Punë të Kosovës në Shqipëri, Gazmend  Pula -VushtrriaPRESS

Tiranë (Shqipëri), tetor 2008 (VushtrriaPRESS)-Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka pritur dje në një takim të ngarkuarin me Punë të Kosovës në Shqipëri, Gazmend  Pula. Berisha i ka  uruar mirëseardhje dhe ka shpreh kënaqësi të veçantë se po priste  përfaqësuesin e Kosovës së pavarur dhe t’i uronte atij suksese  në misionin e tij diplomatik në Shqipëri. Lexo »

Ky artikull ka

0 komente

Nga : vushtrriapress@hotmail.com

25 Tetor 2008 më 6:31 am

Hajdin ISLAMI dhe VushtrriaPRESS, marrin çertifikatë nga Organizatat e Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNKT)  

Hajdin ISLAMI dhe VushtrriaPRESS, marrin certifikatë nga Organizatat e Kombeve të Bashkuara-VushtrriaPRESS

Prishtinë, tetor 2008 (VushtrriaPRESS)-Në ceremoninë e organizuar sot në Muzeun e Kosovës, me rastin e ndarjes së çmimeve të varfërisë në gazetari 2008, që shënon dhe ditën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Hajdin ISLAMI nga VushtrriaPRESS, ka marrë çertifikatë nga Organizatat e Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNKT),  për shkrimet që ka bërë për varfërinë në Kosovë. Të pranishëm në këtë  ceremoni kanë qenë: Frode Mauring, Koordinator i Agjensive të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë, Gjergj Dedaj, Zv.ministër i Ministrisë së Mirëqenjes Sociale, Valton Beqiri, Ministër i Kulturës si dhe shumë musafirë të tjerë vendorë dhe ndërkombëtar dhe pjesëtar të mediave të shkruara dhe elektronike. VushtrriaPRESS

Ky artikull ka

1 koment

Nga : vushtrriapress@hotmail.com

24 Tetor 2008 më 4:44 pm

Formohet Shoqata Atdhetare për Identitet dhe Bashkim Kombëtar  

Formohet Shoqata Atdhetare për Identitet dhe Bashkim Kombëtar-VushtrriaPRESS Shqipëtar, mos rri po duku, Shqipëtar! 

 Kosovë,tetor 2008 (VushtrriaPRESS)- Duke dashur që opinionin dhe mediat në Republikën e Kosovës, si dhe gjithë popullin shqiptar, dhe duke ndjerë përgjegjësi për informim të drejtë dhe të sinqertë, kryesia e SHAIBK-së e Kosovës në mbledhjen e rregullt të dat.17.10.2008 të mbajtur në Prishtinë, Lexo »

Ky artikull ka

0 komente

Nga : vushtrriapress@hotmail.com

24 Tetor 2008 më 4:32 pm

Sot në Kosovë,ndahen gjashtë çmime në gazetari për varfëri  

Sot në Kosovë,ndahen gjashtë çmime në gazetari për varfëri-VushtrriaPRESS

Prishtinë, tetor 2008-Sot prej orës 16:00 do të organizohet ceremonia e ndarjes së çmimeve të varfërisë në gazetari 2008, që shënon dhe ditën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.Frode Mauring, Koordinatori i Agjensive të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, në Kosovë, do të jenë mikpritës i këtij aktiviteti dhe do të ndajë 6 çmime për gazetarët kosovarë që kanë mbuluar temën e varfërisë.

E përgatiti:VushtrriaPRESS

Ky artikull ka

0 komente

Nga : vushtrriapress@hotmail.com

24 Tetor 2008 më 10:46 am

Vjedhje në Vushtrri:Një qytetari të Vushtrrisë, i vjedhen rreth 60 metra gyp të ngrohjes qendrore me vlerë rreth 220 euro  

Vjedhje në Vushtrri:Një qytetari të Vushtrrisë, i vjedhen rreth 60 metra gyp të ngrohjes qendrore me vlerë rreth 220 euro-VushtrriaPRESS 

Vushtrri, tetor 2008-Zyrtarët policor në stacionin policor të Vushtrrisë, janë informuar nga një ankues për një rast të vjedhjes së rëndë nga bodrumi i shtëpisë së tij, në rrugën “Alpet Shqiptare” në Vushtrri. Sipas ankuesit, më datën 11.10.2008, tre persona të njohur për të, të cilët po këtë ditë kishin ndihmuar ankuesin për të palosur dru kanë vjedhur rreth 60 metra gyp të ngrohjes qendrore me vlerë rreth 220 euro. Lexo »

Ky artikull ka

0 komente

Nga : vushtrriapress@hotmail.com

23 Tetor 2008 më 10:37 am

U mbahet mbledhja konstitutive e Këshillit Kombëtar të Shkencës,Kryetar i Këshillit u zgjodh Akademik Rexhep Ismajli  

U mbahet mbledhja konstitutive e Këshillit Kombëtar të Shkencës,Kryetar i Këshillit u zgjodh Akademik Rexhep Ismajli-VushtrriaPRESS 

Prishtinë, tetor 2008-Në mbledhjen konstitutive të Këshillit Kombëtar të Shkencës,të mbajtur dje anëtarët e të cilit janë emëruar nga Kuvendi i Kosovës në bazë të Ligjit për Veprimtarinë Kërkimore-Shkencore. Detyrë themelore e këtij Këshilli 15-anëtarësh është të përkujdeset për zhvillimin e veprimtarisë kërkimore-shkencore në Kosovë Lexo »

Ky artikull ka

0 komente

Nga : vushtrriapress@hotmail.com

23 Tetor 2008 më 10:21 am

Në Qendrën Korrektuese të Lipjanit, të miturit meshkuj mbajtën kros vjeshtor në vrapim, kurse të miturat femra bënë hapjen e ekspozitës  

Në Qendrën Korrektuese të Lipjanit, të miturit meshkuj mbajtën kros vjeshtor në vrapim, kurse të miturat femra bënë hapjen e ekspozitës-VushtrriaPRESS  

 

 

 

Lipjan,tetor 2008- Në kuadër të shumë aktiviteteve të ndryshme që zhvillohen me të burgosurit në burgje, sot në lokalet e Qendrës për Aftësim Profesional “Fazani”, në Lipjan u bë hapja e ekspozitës me punime dore dhe me piktura të femrave dhe të miturve të dënuar në Qendrën Korrektuese për Ferma dhe të Mitur në Lipjan. Lexo »

Ky artikull ka

0 komente

Nga : vushtrriapress@hotmail.com

22 Tetor 2008 më 3:56 pm

Ambasadori i ri i Suedisë në Kosovë dhe Maqedoni,Lars Freden:Jemi duke u përpjekur që të ndihmojmë aq sa mundemi Kosovën  

Ambasadori i ri i Suedisë në Kosovë dhe Maqedoni,Lars Freden:Jemi duke u përpjekur që të ndihmojmë aq sa mundemi Kosovën -VushtrriaPRESS

Kosovë, tetor 2008-Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, priti sot Lars Freden, Ambasadori i Suedisë për Maqedoni dhe Kosovë. Ambasadori Lars Freden, i solli sot letrat kredenciale. Në këtë takim Presidenti Fatmir Sejdiu e njoftoi ambasadorin e Suedisë në vendin tonë për vizionin e Kosovës që të jetë një vend i të gjithë qytetarëve, Lexo »

Ky artikull ka

0 komente

Nga : vushtrriapress@hotmail.com

22 Tetor 2008 më 11:21 am

Rifat Krasniç:Të rritet numri i të punësuarve turq në administratën komunale të Vushtrrisë dhe të hapet një klasë për parashkollorë në gjuhën turke  

Rifat Krasniç:Të rritet numri i të punësuarve turq në administratën komunale të Vushtrrisë dhe të hapet një klasë për parashkollorë në gjuhën turke-VushtrriaPRESSRifat Krasniç:Të rritet numri i të punësuarve turq në administratën komunale të Vushtrrisë dhe të hapet një klasë për parashkollorë në gjuhën turke-VushtrriaPRESS 

Vushtrri, tetor 2008-Zv.ministri i Ministrisë për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Rifat Krasniç, gjatë një vizite javën e kaluar që i ka bërë Komunës së Vushtrrisë i ka kërkuar kreut të kësaj komune Bajram Mulaku, që të rritet numri i të punësuarve turq në administratën komunale të Vushtrrisë dhe të hapet një klasë për parashkollorë në gjuhën turke, pasi turishtja tanimë është zyrtarizuar edhe në Vushtrri. Krasniç, ka kërkuar nga udhëheqësit komunal të Vushtrrisë, që ata të aplikojnë në Ministrinë e Komuniteve dhe të Kthimit, me projekte që përmirësojnë jetesën e komuniuteteve në këtë qytet.

Hajdin ISLAMI,VushtrriaPRESS

Ky artikull ka

1 koment

Nga : vushtrriapress@hotmail.com

22 Tetor 2008 më 11:01 am

Bosnja e Hercegovina:Nuk e kemi ndërmend ta njohim Kosovën  

Nuk e kemi ndërmend ta njohim Kosovën-VushtrriaPRESS

Pragë(Çeki), tetor 2008-Bosnja e Hercegovina, mesa duket nuk e ka ndërmend ta njoh shtetin e ri të Kosovës edhe për një kohë. Ministri i Jashtëm i Bosnje e Hercegovinës, Sven Alkalaj, i cili po e viziton Çekinë për mediat e atjeshme sot ka deklaruar se vendi i tij nuk do ta njohë Kosovën, pasi deri më tani Sarajeva zyrtare nuk i ka njohur as pasaportat e Republikës së Kosovës Lexo »

Ky artikull ka

0 komente

Nga : vushtrriapress@hotmail.com

21 Tetor 2008 më 5:09 pm

Në kuadër të turit rajonal nëpër Kosovë të titulluar “Java e Kuvendit” sot radhën e kishte Mitrovica  

Në kuadër të turit rajonal nëpër Kosovë të titulluar
Mitrovicë, tetor 2008-Në kuadër të “Javës së Kuvendit të Kosovës ”, sot në Mitrovicë,po qëndron kryetari i Kuvendit të Kosovës , Jakup Krasniqi, bashkë me anëtarë të Kryesisë,deputetë të zonës dhe sekretarin e përgjithshëm të Kuvendit të Kosovës.
Lexo »

Ky artikull ka

0 komente

Nga : vushtrriapress@hotmail.com

21 Tetor 2008 më 9:46 am

Foto e javës:Kryebashkiaku Edi Rama,dorëzon dy bursa studimi për motrat nga Gërdeci  

VushtrriaPRESS

Foto: Në foto shihen dy  motrat Irisa dhe Enkelejda Kruja, të cilat humbën babain e tyre në tragjedinë e Gërdecit në Shqipëri, Irisa dhe Enkelejda, kanë përfituar dy bursa për të ndjekur studimet në Universitetin Europian të Tiranës(UET). Iniciativa e kryebashkiakut të Tiranës u bë e mundur falë programit të bursave që oganizon ky universitet.

Ky artikull ka

0 komente

Nga : vushtrriapress@hotmail.com

20 Tetor 2008 më 2:42 pm

Për shkak të mosekzekutimit të vendimit gjyqësor i dënuari J. Kurshumliu po mban grevë urie  

Për shkak të mosekzekutimit të vendimit gjyqësor i dënuari J. Kurshumliu po mban grevë urie-VushtrriaPRESS 

Prishtinë,tetor 2008-I burgosuri J.Kurshumliu (1955), i arrestuar më 03 tetor 2008, është duke mbajtur grevë urie në Spitalin e Burgut të Dubravës, për shkak të mosekzekutimit të vendimit gjyqësor që ka të bëjë me kontest të pronës së tij. Lexo »

Ky artikull ka

0 komente

Nga : vushtrriapress@hotmail.com

20 Tetor 2008 më 2:35 pm