Ministrja e Energjisë dhe Minierave Justina Pula, e vizitoi KOSTT-in
Prishtinë,tetor 2008- Drejtori menaxhues i KOSTT sh.a Fadil Ismajli me bashkëpunëtorë, sot priti në një takim Ministren e Energjisë dhe Minierave, Justina Pula. Fillimisht, Ismajli duke i dëshiruar mirëseardhje ministres Pula, potencoi rëndësinë që ka vizita dhe interesimi i ministres për KOSTT. Ndër të tjera Ismajli theksoi se përkundër vështirësive me të cilat ballafaqohet kompania me të cilën ai menaxhon, KOSTT mund të konsiderohet si një model se si një ndërmarrje publike funksionon dhe udhëheqet në mënyre të suksesshme. Tema të diskutimit ishin funksionimi i KOSTT sh.a dhe në veçanti planet zhvillimore dhe investive në sistemin e transmisionit të Kosovës, në kuadër të së cilës, KOSTT prezantoi para ministres Shiroka-Pula, planin 7 vjeçar të investimeve. Ministrja Shiroka-Pula, shprehu interesim për projektet e KOSTT të cilat tani janë në implementim dhe të cilat do të ndikojnë në ngritjen e besueshmërisë dhe sigurisë së furnizimit me energji elektrike si dhe për nevojat tjera për investime në rrjetin transmetues të Kosovës. VushtrriaPRESS
0 komente