Agjencia e Pavarur e Lajmeve VushtrriaPRESS

Kontaktoni Redaksinë: vushtrriapress@hotmail.com

Vetura e vjedhur në Budapest, u sekuestrua në afërsi të Vushtrrisë  

Vetura e vjedhur në Budapest, u sekuestrua në afërsi të Vushtrrisë-VushtrriaPRESS 

Vushtrri, tetor 2008-Pardje rreth orës 16:27 min, vetura e tipit “Opell Astra” me traga “KYN-400″ e lajmëruar si e vjedhur në Budapest është sekuestruar nga zyrtarët policor të stacionit policor të Vushtrrisë afër ndërmarrjes “Bini” në afërsi të fshatit Stanovc, ka njoftuar SHPK-ja.Vetura e dyshuar të cilën e ngiste një person i nacionalitetit shqiptar me banim në Prishtinë fillimisht ishte ndalur nga policët e UNMIK-ut.Ngasësi së bashku me bashkudhëtarin e tij janë arrestuar dhe dërguar në lokalet e stacionit policor, ndërsa në konsultim me prokurorin kompetent ndaj tyre është caktuar ndalimi policor prej 72 orësh, për hetime lidhur me rastin. VushtrriaPRESS

Nga : vushtrriapress@hotmail.com

2 Tetor 2008 më 10:47 am

Komento