Agjencia e Pavarur e Lajmeve VushtrriaPRESS

Kontaktoni Redaksinë: vushtrriapress@hotmail.com

Me staf ndërkombëtar,u rihapen sot gjykatat në veriun e Mitrovicës  

Me staf ndërkombëtar,u rihapen gjykatat në veriun e Mitrovicës-VushtrriaPRESS

Mitrovicë, tetor 2008-Siç ishte paralajmëruar edhe më parë Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë(UNMIK) sot ka rihapur ndërtesën e gjykatës së Qarkut në veri të Mitrovicës, pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.Kjo gjykatë deri më tani një pjesë e saj ka funksionuar në ndërtesën e Gjykatës së Vushtrrisë. Pas shumë reagimeve të vendorëve dhe ndërkombëtarëve UNMIK-u sot me staf modest ka rihapur gjykatat në veriun problematik të Kosovës në Mitrovicën veriore e cila është e banuar me serb.Fillimisht në këtë  gjykatë do të punojnë ndërkombëtarët për të vazhduar më pas edhe me shqiptarë. VushtrriaPRESS

Nga : vushtrriapress@hotmail.com

3 Tetor 2008 më 10:45 am

Komento