Në Kosovë, u mbajt konferenca rajonale “Ndikimi i statusit final politik dhe demokratizimi i Republikës së Kosovës”
Prishtinë, tetor 2008-Është mbajtur dje në ambientet e Hotelit “Grand” në Prishtinë, konferenca rajonale “Ndikimi i statusit final politik dhe demokratizimi i Republikës së Kosovës”. Mimoza Kusari-Lila, organizatore e kësaj konference si dhe udhëheqëse e KUSA-s, ka njoftuar se në këtë konferencë e para e këtij lloji në Kosovë e më gjerë kanë marrë pjesë pjesëmarrës nga shtetet e rajonit si: Bosnjë e Hercegovina, Maqedoni, Serbia, Kroacia dhe Kosova si nikoqire. Kusari-Lila, ka thënë se qëllimi i konferencës është që të bëhet me dije se Pavarësia e Kosovës nuk paraqet kurrfarë rreziku për stabilitet, por përkundrazi e forcon stabilitetin në rajonin e Ballkanit.
Hajdin ISLAMI,VushtrriaPRESS
0 komente