Kryeministri Hashim Thaçi, ka emëruar sot zv.ministre të Punëve të Jashtme Vlora Çitakun dhe zëdhënës të Qeverisë Memli Krasniqin
Kosovë,tetor 2008-Duke u mbështetur në kompetencat kushtetuese, kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka nënshkruar vendimet për emërimin e znj.Vlora Çitakut në postin e zëvendësministres së Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe emërimin e z.Memli Krasniqi në postin e zëdhënësit të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Këto vendime do të kompletojnë edhe më shumë kapacitetet e qeverisjes në Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe do të rrisin performancën dhe efikasitetin e punës së saj thuhet në njoftimin e kryeministrisë.
VushtrriaPRESS


0 komente