Kosova, sivjet është planifikuar të ndihmohet me rreth 122.7 milionë euro nga IPA
Prishtinë,tetor 2008-Sot është bërë nënshkrimin i marrëveshjes për financimim në kuadër të asistencës së instrumentit të para anëtarësimit në Bashkimin Evropian (IPA).Kryeministri Hashim Thaçi, ka pohuar se instrumenti i asistencës së para anëtarësimit i mundëson Kosovës, si kandidat i mundshëm për anëtarësim në BE, ndihmë në forcimin e institucioneve demokratike, sundim të ligjit, reformimit të administratës publike, promovimin e të drejtave të njeriut, si dhe realizimin e përkushtimeve të përbashkëta me të gjithë ndërkombëtarët. IPA (Instrumenti i Para Anëtarësimit) është një instrument para aderues në Bashkimin Evropian për vendet të cilat synojnë integrimin evropian. Ajo është ndihmë për vendet kandidate për anëtarësim në BE. Shuma e cila sivjet është planifikuar për ndihmë institucioneve të Kosovës është 122.7 milionë euro. Kjo shumë është caktuar për shkak të nevojave specifike të Kosovës pas zgjidhjes së statusit. Shuma e mjeteve që janë paraparë të ndahen për vitet e ardhshme do të jetë 66 milionë për vitin 2009 dhe 67.3 milionë për vitin 2010. Nëtë nënshkrim kanë marrë pjesë edhe Renzo Davidi si dhe shefat e ambasadave dhe zyrave të huaja në Kosovë.VushtrriaPRESS
0 komente