Mali i Zi dhe Maqedonia, e kanë njohur Republikën e Kosovën
Kosovë,tetor 2008-Mali i Zi dhe Maqedonia nëpërmjet një njoftimi zyrtar dërguar Institucioneve të Republikës së Kosovës, kanë konfirmuar se kanë njohur edhe zyrtarisht Republikën e Kosovës. Njohja e Kosovës nga ana e këtyre dy shteteve fqinje ka rritur entuziazmin e Prishtinës zyrtare se njohjet do të vazhdojnë, edhe pse Asambleja e OKB-së e ka miratur rezolutën serbe. VushtrriaPRESS

Kjo është një e mirë që ndoshta nuk e pritnim kaq afer!Unë mendoj se Mali i Zi dhe Maqedonia nuk e kanë bërë këtë njohëje pa trysninë e SHBA-ve,dhe po të mos përdorej kjo trysni këto dy vende do të zvarritshin ende gjatë njohëjen e Kosovës.Kam një lloj bindjeje se trysnia Amerikane mbi këto dy vende u shtua si rezultat i miratimit të Rezolutes serbe nga Asambleja e OKB-së.Mendoj se shqiptarët e kanë krah të fortë Amerikën për realizimin e disa çështjeve diplomatike,dhe se njohëja do të shtohet edhe nga vende tjera,por titullaret e shtetit tonë duhet njëherë e mirë të menjanojnë problemet vendore që kanë para vetës si më të rëndësishmin atë në Mitrovicë.
cakolli
11 Tet 08 më