Agjencia e Pavarur e Lajmeve VushtrriaPRESS

Kontaktoni Redaksinë: vushtrriapress@hotmail.com

Suspendohen nga puna gjashtë zyrtar në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë  

Suspendohen nga puna gjashtë zyrtar në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë-VushtrriaPRESS 

Prishtinë, tetor 2008-Ministria e Drejtësisë njofton opinionin publik lidhur me hetimin e brendshëm të zhvilluar nga një komision i formuar në kuadër të Shërbimin Korrektues të Kosovës, përkitazi me incidentin që ka ndodhur në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, më 10 tetor 2008. Komisioni gjatë hetimit të rastit ka ardhur tek disa të dhëna dhe fakte, se si ka ndodhur incidenti dhe si ka hyrë arma brenda, duke përfshirë edhe personat e involvuar në këtë rast.Për hir të hetimeve të mëtutjeshme nga organet kompetente, Ministria e Drejtësisë nuk do t’i bëjë publike të dhënat, por do të bashkëpunoj ngushtë me këto organe. Gjithashtu ju njoftojmë se për shkak të shkeljeve të procedurave dhe rregullave të brendshme ditën që ka ndodhur incidenti,fillimisht janë suspenduar pesë zyrtarë të Qendrës së Paraburgimit në Prishtinë, tre prej tyre zyrtar të lartë, ndërkaq sot është suspenduar edhe një zyrtar tjetër. Zyrtarët e suspenduar janë: udhëheqësi për siguri në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë z. Hazir Shabani, mbikëqyrësi i lartë dhe njëherit udhëheqës i ndërrimit z. Safet Latifi, mbikëqyrësi z. Ramiz Pajaziti dhe tre oficerë korrektues Ylber Brahaj, Ruzhdi Bytyqi dhe Xhyle Gradina. Masat tjera priten të ndërmerren pas pranimit të raportit përfundimtar të komisionit hetues të Shërbimit Korrektues të Kosovës. Ministria e Drejtësisë siguron opinionin publik se do të vazhdoj të angazhohet për ngritjen e nivelit të sigurisë në të gjitha Institucionet e Paraburgimit dhe ato Korrektuese të Kosovës, njofton në një komunikatë për media Zyra për Informim pranë Ministrisë së Drejtësisë. VushtrriaPRESS

Nga : vushtrriapress@hotmail.com

14 Tetor 2008 më 11:22 am

Komento