Dita Botërore e Grave Rurale,po shënohet sot edhe në Kosovë
Kosovë, tetor 2008-Sot duke filluar nga ora 10:00 në sheshin 21 në Prishtinë, me rastin e shënimit të “Ditës Botërore të Grave Rurale” Fondi për Zhvillimin e Grave i Kombeve të Bashkuara (UNIFEM) po organizon tryezën me gratë rurale dhe organizatat e tyre për të debatuar rreth mënyrave të promovimit të punës dhe të kontributit që ato japin në zhvillimin e ekonomisë dhe të shoqërisë kosovare. Viti 2008 është i rëndësisë së veçantë, këtë vit shënohet gjashtëdhjetëvjetori i Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut, si dhe është viti kur Organizata e Kombeve të Bashkuara ka deklaruar 15 tetorin si “Dita Botërore e Grave Rurale”, dedikuar punës dhe kontributit të grave në zhvillimin e ekonomisë dhe të mirëqenies së familjeve të tyre dhë të shoqërisë në përgjithësi.
VushtrriaPRESS

0 komente