Agjencia e Pavarur e Lajmeve VushtrriaPRESS

Kontaktoni Redaksinë: vushtrriapress@hotmail.com

Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA)e njohën shtetin e Kosovës  

Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA)e njohën shtetin e Kosovës-VushtrriaPRESS

Abu Dhabi(EBA),tetor 2008-Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), kanë njoftuar dje se e kanë njohur edhe zyrtarisht shtetin e ri të Kosovës. Njohja e Kosovës nga Emiratet e Bashkuara Arabe, e ka ngritur në 51 numrin e shteteve anëtare të OKB-së që e kanë pranuar Kosovën shtet të pavarur dhe sovran.Emiratet e Bashkuara Arabe, gjatë luftës në Kosovë kishin dhënë një kontribut të madh në ofrimin e ndihmave për refugjatët nga Kosova të strehuar kryesisht në Shqipëri dhe Maqedoni.Menjëherë pas luftës në Kosovë EBA-të me forcat e tyre të armatosuar ju kishin bashkangjitur forcave NATO-s në kuadër të KFOR-it që shërbenin në Vushtrri.VushtrriaPRESS

Nga : vushtrriapress@hotmail.com

15 Tetor 2008 më 4:24 am

Komento