Agjencia e Pavarur e Lajmeve VushtrriaPRESS

Kontaktoni Redaksinë: vushtrriapress@hotmail.com

Nga sot më 17-24 tetor do të mbahet Java për Zhdukjen e Varfërisë në Kosovë  

Nga sot më 17-24 tetor do të mbahet Java për Zhdukjen e Varfërisë në Kosovë-VushtrriaPRESS 

Kosovë, tetor 2008-Sot në Kosovë ka filluar “Java për Zhdukjen e Varfërisë”, në sallën plenare të Kuvendit të Kosovës, është shënuar “Dita Ndërkombëtare për Zhdukjen e Varfërisë”. Kjo ngjarje shënon fillimin e Javës për Zhdukjen e Varfërisë, nga data 17-24 tetor. Me rastin e kësaj date do të zhvillohen aktivitete të ndryshme.Një shfaqje e veçantë teatrale, që promovon të drejtat e njeriut, me titull “6 tregime nga Ballkani”, do të ketë premierën e saj në mbrëmjen e 17 tetorit 2008, ora 20:00 në Teatrin Kombëtar të Kosovës në Prishtinë. Shfaqja është krijuar bashkërisht nga artistë që vijnë nga Kosova, Serbia, IRJ e Maqedonisë, Mali i Zi, Shqipëria, Kroacia dhe Bosnjë-Hercegovina. Aktorë, skenografë, kostumografë, koreografë dhe regjisorë, të gjithë vijnë së bashku nga vendet e rajonit për të shënuar diversitetin kulturor të Ballkanit dhe për të vizualizuar në një shfaqje të drejtat e njeriut. Premiera teatrale është organizuar nën përkujdesjen e Kryeministrit, z. Hashim Thaçi, dhe Koordinatorit për Zhvillim të Agjensive të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, z. Frode Mauring. VushtrriaPRESS

Nga : vushtrriapress@hotmail.com

17 Tetor 2008 më 9:07 am

Komento