KF Kosova (V) kërkon tri pikë nga ndeshja me KF Flamurtari
Vushtrri, tetor 2008-Nesër në javën e 10-të në kuadër takimeve të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll duke filluar nga ora 14:00 në Stadiumin e qytetit në Vushtrri, Klubi Futbollistik Kosova nga Vushtrria, do të jetë nikoqir i Klubit Futbollistik Flamurtari. Rezultatet e javëve të fundit i kanë siguruar Kosovës së Vushtrrisë deri më tani 15 pikë e renditur në vendin e pestë me gjithsejtë nëntë ndeshje të zhvilluara.Fitorja eventuale e nesërme e Kosovës, do të përmirësonte dukshëm rehatinë e kësaj skuadre.
Hajdin ISLAMI, VushtrriaPRESS

0 komente