Agjencia e Pavarur e Lajmeve VushtrriaPRESS

Kontaktoni Redaksinë: vushtrriapress@hotmail.com

Në Reznik të Vushtrrisë,një polic duke u vetëmbrojtuar ka shtënë në një grumbull qensh  

Në Reznik të Vushtrrisë,një polic duke u vetëmbrojtuar ka shtënë në një grumbull qensh-VushtrriaPRESS 

Vushtrri,tetor 2008- Gjatë vikendit diku rreth orës 00:20 min,zyrtarët policor në Stacionin e Vushtrrisë janë njoftuar nga kolegu i tyre polic, për një rast të zbrazjes së armës zyrtare nga ana e tij me ç’rast në vetëmbrojtje nga vërsulja e një grumbulli qensh është detyruar që të shtënë gjashtë herë me armë në drejtim të tyre. Zyrtari policor ishte duke punuar në njërën nga njësitë në stacionin policor në Prishtinë dhe rreth orës 21:10 min, derisa ishte duke shkuar në këmbë në ndërrimin e mëngjesit në punë sekondare afër fshatit Reznik të Vushtrrisë, në një fushë të lirë kishte hasur në grumbullin e qenve.Policët hetues së bashku me mbikëqyrësin e policit të këtij rasti kanë dal në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur gjashtë gëzhoja të cilat janë sekuestruar nga teknikët e kriminalistikës. VushtrriaPRESS

Nga : vushtrriapress@hotmail.com

20 Tetor 2008 më 12:45 pm

Komento