Nesër në Kosovë,do të bëhet hapja e Ambasadës së Norvegjisë
Kosovë, tetor 2008-Nesër në vendin tonë do të bëhet hapja e Ambasadës së Norvegjisë.Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu,në një takim që ka pasur sot me Elisaberth Walaas,zëvendësministre e Punëve të Jashtme e Norvegjisë,për vendimin e Mbretërisë së Norvegjisë për ngritjen e nivelit të përfaqësimit diplomatik të saj në Kosovë në nivel ambasade, ka falenderuar Qeverinë norvegjeze për angazhimin dhe për investimet e jashtëzakonshme dhe mbështetëse që Mbretëria e Norvegjisë i ka dhënë Kosovës dhe përkushtimin që do të vazhdojë me këtë qasje kaq të mirë.Kurse Elisaberth Walaas, u shpreh se ndihet e nderuar që pati rastin të shkëmbej pikëpamje me Presidentin Fatmir Sejdiu për situatën dhe zhvillimet në Kosovë, dhe arsyeja e vetme që ndodhet në vendin tonë është sepse nesër do të hapet zyrtarisht Ambasada e Norvegjisë në Prishtinë. VushtrriaPRESS

0 komente