Bosnja e Hercegovina:Nuk e kemi ndërmend ta njohim Kosovën
Pragë(Çeki), tetor 2008-Bosnja e Hercegovina, mesa duket nuk e ka ndërmend ta njoh shtetin e ri të Kosovës edhe për një kohë. Ministri i Jashtëm i Bosnje e Hercegovinës, Sven Alkalaj, i cili po e viziton Çekinë për mediat e atjeshme sot ka deklaruar se vendi i tij nuk do ta njohë Kosovën, pasi deri më tani Sarajeva zyrtare nuk i ka njohur as pasaportat e Republikës së Kosovës, dhe se për politikën e jashtme të Bosnje e Hercegovinës mbetet prioritet zhvillimi i marrëdhënieve të mira me fqinjët sidomos me Serbinë dhe Kroacinë. VushtrriaPRESS

0 komente