Ambasadori i ri i Suedisë në Kosovë dhe Maqedoni,Lars Freden:Jemi duke u përpjekur që të ndihmojmë aq sa mundemi Kosovën
Kosovë, tetor 2008-Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, priti sot Lars Freden, Ambasadori i Suedisë për Maqedoni dhe Kosovë. Ambasadori Lars Freden, i solli sot letrat kredenciale. Në këtë takim Presidenti Fatmir Sejdiu e njoftoi ambasadorin e Suedisë në vendin tonë për vizionin e Kosovës që të jetë një vend i të gjithë qytetarëve, i një demokracie moderne, i respektit ndaj komuniteteve pakicë dhe i respektimit të të drejtave dhe lirive njerëzore, mbështetur mbi dokumentet më të rëndësishme ndërkombëtare. VushtrriaPRESS

0 komente