Agjencia e Pavarur e Lajmeve VushtrriaPRESS

Kontaktoni Redaksinë: vushtrriapress@hotmail.com

Në Qendrën Korrektuese të Lipjanit, të miturit meshkuj mbajtën kros vjeshtor në vrapim, kurse të miturat femra bënë hapjen e ekspozitës  

Në Qendrën Korrektuese të Lipjanit, të miturit meshkuj mbajtën kros vjeshtor në vrapim, kurse të miturat femra bënë hapjen e ekspozitës-VushtrriaPRESS  

 

 

 

Lipjan,tetor 2008- Në kuadër të shumë aktiviteteve të ndryshme që zhvillohen me të burgosurit në burgje, sot në lokalet e Qendrës për Aftësim Profesional “Fazani”, në Lipjan u bë hapja e ekspozitës me punime dore dhe me piktura të femrave dhe të miturve të dënuar në Qendrën Korrektuese për Ferma dhe të Mitur në Lipjan.

 Në Qendrën Korrektuese të Lipjanit, të miturit meshkuj mbajtën kros vjeshtor në vrapim, kurse të miturat femra bënë hapjen e ekspozitës-VushtrriaPRESSGjithashtu po sot u mbajt edhe krosi vjeshtor në vrapim i të miturve brenda në Qendrën Korrektuese. Ministrja Kelmendi në fund të garës ndau kupën për fituesin e garës, si dhe u ndau shpërblime fituesve të vendeve të dyta dhe të treta. Gjithashtu Ministrja Kelmendi ndau nga një dhuratë edhe për fituesit për punimin më të mirë me punë dore dhe për pikturën më të mirë. Ndërkaq, të burgosurit e mitur dhe të burgosurat nga Qendra Korrektuese për Femra dhe të Mitur në Lipjan në shenjë respekti dhe kujdesi për ta i dhanë Ministres Kelmendi një pikturë të punuar nga ata, për të cilën Ministrja Kelmendi deklaroi se do ta vendos në zyrën e saj, pasi aty punon dhe angazhohet vazhdimisht për krijimin e kushteve sa më të mira për të burgosurit.Zyra për Informim njofton se Ministria e Drejtësisë edhe në të ardhmen do të vazhdoj të organizoj programe të ndryshme edukative, kulturo-artistike, sportive, etj, në mënyrë që të arrihet risocializimi i të burgosurve në familje dhe në shoqëri.VushtrriaPRESS

Nga : vushtrriapress@hotmail.com

22 Tetor 2008 më 3:56 pm

Komento