U mbahet mbledhja konstitutive e Këshillit Kombëtar të Shkencës,Kryetar i Këshillit u zgjodh Akademik Rexhep Ismajli
Prishtinë, tetor 2008-Në mbledhjen konstitutive të Këshillit Kombëtar të Shkencës,të mbajtur dje anëtarët e të cilit janë emëruar nga Kuvendi i Kosovës në bazë të Ligjit për Veprimtarinë Kërkimore-Shkencore. Detyrë themelore e këtij Këshilli 15-anëtarësh është të përkujdeset për zhvillimin e veprimtarisë kërkimore-shkencore në Kosovë duke hartuar Programin Kombëtar të Shkencës, si dhe duke propozuar dhe nxitur ndërmarrjen e masave të tjera për avancimin e veprimtarisë kërkimore-shkencore. Në pjesën hyrëse të këtij takimi ishte i pranishëm edhe ministri i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) , Enver Hoxhaj, i cili në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës ,përkatësisht MASHT konfirmoi mbështetjen në ç`do aspekt të punës së këtij Këshilli.Kryetar i Këshillit u zgjodh Akademik Rexhep Ismajli, ndërsa sekretar prof.dr. Dukagjin Pupovci. Në Komisionin Ekzekutiv të Këshillit u zgjodhën: prof.dr. Suzana Kërliu, prof.dr. Jahja Drançolli, prof.dr. Jusuf Krasniqi, prof.dr. Fetah Podvorica dhe prof.dr. Nexhmi Rexha.VushtrriaPRESS
0 komente