Vjedhje në Vushtrri:Një qytetari të Vushtrrisë, i vjedhen rreth 60 metra gyp të ngrohjes qendrore me vlerë rreth 220 euro
Vushtrri, tetor 2008-Zyrtarët policor në stacionin policor të Vushtrrisë, janë informuar nga një ankues për një rast të vjedhjes së rëndë nga bodrumi i shtëpisë së tij, në rrugën “Alpet Shqiptare” në Vushtrri. Sipas ankuesit, më datën 11.10.2008, tre persona të njohur për të, të cilët po këtë ditë kishin ndihmuar ankuesin për të palosur dru kanë vjedhur rreth 60 metra gyp të ngrohjes qendrore me vlerë rreth 220 euro. Hetuesit policor së bashku me policët patrullues kanë arritur që t’i arrestojnë dhe shoqërojnë në lokalet e stacionit policor tre të dyshuarit e këtij rasti ku të njëjtit u kanë pranuar zyrtarëve policor se kanë kryer veprën penale të vjedhjes. Prokurori publik komunal është informuar me rastin dhe i njëjti ka urdhëruar që dy nga tre të dyshuarit të mbahen në mbajtje në lokalet e stacionit policor në Vushtrri për procedura të mëtejme hetimore ndërsa i dyshuari i tretë i moshës së mitur është liruar pas marrjes së deklaratës. VushtrriaPRESS
0 komente