Agjencia e Pavarur e Lajmeve VushtrriaPRESS

Kontaktoni Redaksinë: vushtrriapress@hotmail.com

Hajdin ISLAMI dhe VushtrriaPRESS, marrin çertifikatë nga Organizatat e Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNKT)  

Hajdin ISLAMI dhe VushtrriaPRESS, marrin certifikatë nga Organizatat e Kombeve të Bashkuara-VushtrriaPRESS

Prishtinë, tetor 2008 (VushtrriaPRESS)-Në ceremoninë e organizuar sot në Muzeun e Kosovës, me rastin e ndarjes së çmimeve të varfërisë në gazetari 2008, që shënon dhe ditën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Hajdin ISLAMI nga VushtrriaPRESS, ka marrë çertifikatë nga Organizatat e Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNKT),  për shkrimet që ka bërë për varfërinë në Kosovë. Të pranishëm në këtë  ceremoni kanë qenë: Frode Mauring, Koordinator i Agjensive të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë, Gjergj Dedaj, Zv.ministër i Ministrisë së Mirëqenjes Sociale, Valton Beqiri, Ministër i Kulturës si dhe shumë musafirë të tjerë vendorë dhe ndërkombëtar dhe pjesëtar të mediave të shkruara dhe elektronike. VushtrriaPRESS

Nga : vushtrriapress@hotmail.com

24 Tetor 2008 më 4:44 pm

1 Koment ndaj 'Hajdin ISLAMI dhe VushtrriaPRESS, marrin çertifikatë nga Organizatat e Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNKT)'

Merri komentet me RSS

  1. Hajdin Islami,ka bërë shumë shkrime të cilat i kam ndjekur me vemendje,shkrime mjaft domethënëse,për të cilat kam menduar shpesh se janë diçka më të veçanta në gazetarinë tonë.Padyshim se puna e pa epur gazetareske e z.Hajdin Islami, ka rënë në sy edhe te njohësve të mirë të gazetarisë nga Organizata e Kombeve të Bashkuara,andaj në ndarje e drejtë e një çertifikate në gazetari për z.Hajdin Islami, ishte vlerësim shumë i drejt,dhe kjo i jap një imazh mjaft të mirë edhe VushtrriaPRESS-it, ku zë vend ky pishtar z.Hajdin Islami.Do i dëshiroja shëndet të mirë,përgëzime për çertifikatën,si dhe shumë,shumë suksese dhe çmime tjera në punën e tij gazetareske.

    Shaban Cakolli

    8 Nën 08 më

Komento