Agjencia e Pavarur e Lajmeve VushtrriaPRESS

Kontaktoni Redaksinë: vushtrriapress@hotmail.com

Intervistë ekskluzive e İsmet Bölükeminit, dhënë Agjencisë së Pavarur të Lajmeve-VushtrriaPRESS  

Intervistë ekskluzive e İsmet Bölükeminit, dhënë Agjencisë së Pavarur të  Lajmeve-VushtrriaPRESS

İsmet Bölükemini:Vushtrria, është vendlindja ime dhe unë jam kosovar,së shpejti lexuesit do ta kenë librin ““Vulçitrin(Vushtrri):Jeta e përbashkët shqiptaro-turke”

Shumë familje shqiptare disa vite më parë për shkak të kushteve dhe rrethanave që atë kohë mbizotëronin në Kosovë, ishin të detyruara të largoheshin nga Kosova, por megjithëse këta shqiptarë ishin larguar malli dhe atdhedashuria për vendlindje nuk ishte shuar asnjëherë. Një tregim i mirë është edhe protagonisti i Intervistës sonë İsmet Bölükemini, i cili u lind më 1951 në Vushtrri. Prindërit e tij ishin Ramadan dhe  Mahzade. İsmet Bölükemini, shkollën fillore e kreu në “21 Nëntor” në Vushtrri, kurse gjimnazin “Naim Frashëri” në gjuhën turke në Prishtinë. Studimet universitare për pesë vite i ndoqi  në Akademinë e Arteve të Bukura në Stamboll. Pasi e kryen Akademinë Bolükemini, kthehet në qytetin e tij të lindjes në Vushtrri, ku caktohet dekorues në Shtëpinë e Mallrave e cila sapo ishte ndërtuar.Bölükemini, më parë kishte punuar si dekorator në Televizionin e Prishtinës. Kurse katër vite punoi si gazetar në gjuhën turke, rubrika e kulturës në  Televizionin e Prishtinës. Pas disa vitesh İsmet Bölükemini, e regjistron  magjistraturën në Akademinë e Stambollit, ku edhe specializohet për Restaurimin e Monumenteve të Historisë. Që nga viti 1975, fillon të punoi në turizëm, si cicëron profesional turistik dhe fletë shtatë gjuhë. Bölükemini,tregon se ka udhëhequr disa grupe të posaçme turistike nëpër vendet e Turqisë, Evropës jugore,Ballkanit, Azerbajxhanit, Turkmenistanit, Kirgistanit,Oybekistanit e deri në kufirin e Kinës. İsmet Bölükemini, për  VushtrriaPRESS, po ashtu tregon se kishte konkurruar edhe në konkursin për Flamur të Kosovës, por që ishte vonuar për dy ditë dhe nuk ishte pranuar. Më 1974-1975,u largova nga Vushtrria, për shkollim në Stamboll,Bölükemini,e potencon disa herë se Vushtrria është vendlindja e tij dhe se është kosovar dhe ka për obligim për të bërë diçka për  vendin e tij të cilin e donë shumë. Malli për Vushtrrinë është i madh thotë Bölükemini. Vizitat e herë pas hershme që i bënë Vushtrrisë dhe Kosovës tek të afërmit e tij e gëzojnë pa masë.Dasmat e Kosovës i lënë përshtypje të mëdha dhe thotë se është duke e përgatit një dokumentar  për këto dasma. Po ashtu Bolukemini tregon se është aktiv edhe në shoqatën “Kosova” në Stamboll, e cila para dhe pas lufte i ka ndihmuar popullit të Kosovës dhe ai thotë  se ishte regjistruar për vullnetar në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Ëndrra na u ka realizu tash jemi shtet shprehet Bolukemini. Kohëve të fundit tregon për VushtrriaPRESS-in Bolukemini, se është duke e përgatit një libër për Vushtrrinë me tematikë dhe përmbajtje “Vulçitrin(Vushtrri):Jeta e përbashkët shqiptaro-turke” dhe arkitektura e shtëpive Osmane të shekullit XVIII-XIX. Po ashtu ai thotë se është duke e pikturuar Vushtrrinë e vjetër . Në shtëpi flasim gjuhën turke por të gjithë gruaja dhe fëmijët dinë edhe shqip. Në Vushtrri, kam ende shokë të ngushtë si Sylejman Maxhuni, mësuesi i im i parë në gjuhën turke si dhe shoku i klasës Enver Dubovci, tani kryetari i Partisë Turke në Vushtrri. Juve Hajdin ISLAMI,ju përshëndes për shkrimet dhe aktivitetin tuaj për mbrojtjen e monumenteve të Kulturës në Vushtrri.

E intervistoi:Hajdin ISLAMI. Prof dhe gazetar nga Vushtrria

Nga : vushtrriapress@hotmail.com

25 Tetor 2008 më 6:15 pm

3 Komente ndaj 'Intervistë ekskluzive e İsmet Bölükeminit, dhënë Agjencisë së Pavarur të Lajmeve-VushtrriaPRESS'

Merri komentet me RSS

  1. ooo ISMET jeni nje njerri shume inteligjent une ate e di sepse jeni daja im .0Une per vetveten po flas po mburem me ju dhe gjithemone do te mburem . Me padurim po e pres ate dite qe kur do te vish ketu sepse VUSHTRRIA dhe komuna e saj ka nevoj per ju . ALL_LLAHUT emanet

    AHMET GAS

    29 Nën 08 më

  2. SEMI SEVIYORUM GUXEL DAYIM CANIM BENIM

    AHMET GAS

    29 Nën 08 më

  3. SENI SEVIYORUM GUZEL DAYIM CANIM BENIM BIR TANEM

    AHMET GAS

    29 Nën 08 më

Komento