Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, priti dje të Ngarkuarin me Punë të Kosovës në Shqipëri, Gazmend Pula
Tiranë (Shqipëri), tetor 2008 (VushtrriaPRESS)-Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka pritur dje në një takim të ngarkuarin me Punë të Kosovës në Shqipëri, Gazmend Pula. Berisha i ka uruar mirëseardhje dhe ka shpreh kënaqësi të veçantë se po priste përfaqësuesin e Kosovës së pavarur dhe t’i uronte atij suksese në misionin e tij diplomatik në Shqipëri. Edhe i ngarkuari me Punë i Kosovës në Shqipëri, Gazmend Pula, e ka falënderuar Kryeministrin Berisha për pritjen, duke theksuar se e konsideronte një nder të madh dhe një moment historik takimin e tij, në cilësinë e Përfaqësuesit të Kosovës së pavarur, me Kryeministrin Berisha. I Ngarkuari me Punë i Kosovës, Gazmend Pula, shfrytëzoi rastin të falënderonte Kryeministrin Berisha edhe për sigurimin e mjediseve për vendosjen e përfaqësisë së Kosovës në Tiranë, duke e cilësuar atë si një simbolikë tjetër të përkrahjes së veçantë që Kryeministri Berisha dhe qeveria e tij japin Kosovës. VushtrriaPRESS

0 komente