Vushtrri, 27 tetor 2008 (VushtrriaPRESS)-Sot në Vushtrri, fillon “Festivali i Teatrit për të rinj”. Festivalin ditën e parë do ta hap Teatri i qytetit të Prizrenit, kurse ditën e dytë të martën do të prezantohet para publikut Teatri “Osman Gashi” nga Klina, të mërkurën paraqitet Teatri “Qëndresa” nga Fushë Kosova, të enjten Teatri “Ulpiana” nga Lipjani, të premten teatri i qytetit “Hasan Prishtina” nga Vushtrria. Drejtori i këtij Festivali Avdullah Bunjaku, ka njoftuar se Festivali do t’i ndajë shtatë çmime për këto kategori:skenar,regji, aktorin më të mirë, aktoren më të mirë, muzikën, skenografinë dhe kostumografinë. Ky Festival është financuar nga Departamenti i Rinisë pranë Ministrisë së Kulturës dhe Organizata qeveritare gjermane GTZ. Jurinë e Festivalit e përbëjnë: Qamil Sahiti, Hajdin Islami dhe Agron Hajdari. Qëllimi i këtij festivali sipas Drejtorit të OJQ-së “Ars Qendra” dhe organizatorit Avdullah Bunjakut është që të bëhet rikthimi i publikut në sallat tona si dhe të zbulohen talentët e rinj nëpër Komunat e Kosovës. Të drejtë pjesëmarrje në konkursin e këtij Festivali kanë pasur teatrot e të rinjve të cilat funksionojnë në kuadër të Qendrave të Kulturës, teatrot e të rinjve të cilat funksionojnë në kuadër të Shkollave të mesme, teatrot e të rinjve që funksionojnë në kuadër të shoqërive kulturo-artistike si dhe teatrot e të rinjve që funksionojnë si të pavarura.Të gjitha shfaqjet fillojnë prej orës 18:00 dhe hyrja është falas për publikun artëdashës.VushtrriaPRESS
Komente
0 Komente: “Në Vushtrri, fillon sot “Festivali i Teatrit për të rinj””
Komento