Agjencia e Pavarur e Lajmeve VushtrriaPRESS

Kontaktoni Redaksinë: vushtrriapress@hotmail.com

Arkivi per Nëntor, 2008

Emisioni Televiziv “Jeta në Kosovë” më 10 Dhjetor 2008 edhe në Vushtrri  

Emisioni Televiziv Emisioni Televiziv

Vushtrri, 29 nëntor 2008(VushtrriaPRESS)-Agjencia e Lajmeve-VushtrriaPRESS, ka mësuar se debati televiziv “Jeta në Kosove” i drejtuar nga prezantuesja Jeta Xharra, më 10 Dhjetor 2008, do të mbahet në Vushtrri, duke filluar nga ora 14:00. Ky debat do të mbahet në Shtëpinë e Kulturës “Hasan Prishtina” në Vushtrri, dhe mund të marrin pjesë si spektator edhe qytetarët e Vushtrrisë. Organizimin e këtij debati në qytetin e Vushtrrisë, do ta bëjë OJQ “Star of Future” nga Vushtrria. Debati i Vushtrrisë, pritet të zgjojë interesimin e madh të qytetarëve të Vushtrrisë dhe të spektatorëve të RTK-së pasi do të përballet pozita dhe opozita e kësaj komune. 

Ky artikull ka

0 komente

Nga : vushtrriapress@hotmail.com

29 Nëntor 2008 më 10:47 am

Lëvizja për Bashkim: 28 Nëntori, Dita e Flamurit – Festë zyrtare në Kosovë!  

Lëvizja për Bashkim: 28 Nëntori, Dita e Flamurit – Festë zyrtare në Kosovë!-VushtrriaPRESS 

Foto:Flamuri kuq e zi, në rrethojën e Ndërtesës së Qeverisë së Kosovës

Kosovë, 28 nëntor 2008 (VushtrriaPRESS)-Me rastin e 28 Nëntorit para Kuvendit të Kosovës u bë promovimi i Grupit Nismëtar për formimin e organizatës së të rinjve të Lëvizjes për Bashkim. Ky ishte aksioni i parë i këtij grupi. Grupi Nismëtar zhvilloi më këtë rast edhe një protestë simbolike kundër Ligjit të festave të Republikës së Kosovës dhe kërkoi që 28 Nëntori - Dita e Flamurit të bëhet festë shtetërore në Kosovë. Në pllakatin e të rinjve të ngjitur në rrethojat e Kuvendit të Kosovës shkruante: 28 Nëntori, Dita e Flamurit – Festë zyrtare në Kosovë! 

`          

Ky artikull ka

0 komente

Nga : vushtrriapress@hotmail.com

28 Nëntor 2008 më 2:49 pm

VushtrriaPRESS, ju uronë të gjithë lexuesve 28 Nëntorin-Ditën e Flamurit  

VushtrriaPRESS, ju uronë të gjithë lexuesve 28 Nëntorin-Ditën e Flamurit

Kosovë/Shqipëri, 28 nëntor 2008(VushtrriaPRESS)-Agjencia e Pavarur e Lajmeve-VushtrriaPRESS, ju uronë të gjithë shqiptarëve 28 Nëntorin-Ditën e Flamurit. Ky 28 Nëntor sivjet është i pari që kremtohet në Shtetin e Pavarur të Kosovës.

Gëzuar dhe me fat Dita e Flamurit!

Redaksia

Ky artikull ka

0 komente

Nga : vushtrriapress@hotmail.com

28 Nëntor 2008 më 7:13 am

Liderët e Republikës së Kosovës:Mesazhe urimi për 28 Nëntorin - Ditën e Flamurit  

Liderët e Republikës së Kosovës:Mesazhe urimi për 28 Nëntorin - Ditën e Flamurit-VushtrriaPRESS

Kosovë, 28 nëntor 2008(VushtrriaPRESS)-Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, si dhe Kryeministri Hashim Thaçi, u janë drejtuar qytetarëve të vendit me mesazhe urimi, me rastin e 28 Nëntorit - Ditës së Flamurit. Ne po i sjellim të plota të dy mesazhet e këtyre liderëve. Lexo »

Ky artikull ka

0 komente

Nga : vushtrriapress@hotmail.com

28 Nëntor 2008 më 7:11 am

Policia e Kosovës, në orët e mëngjesit të sotëm, parandaloi një vjedhje në degën e Raiffeisen Bank në Fushë Kosovë  

Policia e Kosovës, në orët e mëngjesit të sotëm, parandaloi një vjedhje në degën e Raiffeisen Bank në Fushë Kosovë-VushtrriaPRESS

Fushë-Kosovë/Prishtinë, 27 nëntor 2008(VushtrriaPRESS)-Komanda rajonale e Policisë në Prishtinë, ka njoftuar sot se ka ndaluar një vjedhje në degën e Raiffeisen Bank në Fushë Kosovë, ku ka arritur t’i arrestojë sot në orët e mëngjesit diku rreth orës 03:30 në rr. “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë, dy persona nga rrethina e Obiliqit .Policia e Kosovës (PK),njofton se arrestimi i  tyre ka ardhur si rezultat i një negocimi që policia ka pasur me të dyshuarit përreth 45 minuta. Lexo »

Ky artikull ka

0 komente

Nga : vushtrriapress@hotmail.com

27 Nëntor 2008 më 2:49 pm

Diskutohen vështirësitë në proceset rajonale të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës  

Diskutohen vështirësitë në proceset rajonale të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës -VushtrriaPRESS

Prishtinë, 26 nëntor 2008(VushtrriaPRESS)-Me iniciativën e Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut-KOSTT sh.a, dje u realizua një takim i menaxhmentit të lartë të KOSTT në krye me drejtorin menaxhues Fadil Ismajli me akterët më relevant të sektorit të energjisë ku ishin të pranishëm Ministrja e Energjisë dhe Minierave,.Justina Shiroka-Pula, zv.ministri i Energjisë Blerim Rexha, Kryesuesi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë Ali Hamiti, u.d drejtori menaxhues i KEK-ut Arben Gjukaj, Kjartan Bjornsson përfaqësues i Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Kosovë, përfaqësues të Bankës Gjermane për Zhvillim KfW si dhe ekspertë të tjerë vendor dhe ndërkombëtar të kësaj lëmie. Lexo »

Ky artikull ka

0 komente

Nga : vushtrriapress@hotmail.com

26 Nëntor 2008 më 3:42 pm

OPINION:Tani edhe ne e kemi shtetin tonë, të faleminderit Adem Jashari!  

Tani edhe ne e kemi shtetin tonë, të faleminderit Adem Jashari!-VushtrriaPRESSTani edhe ne e kemi shtetin tonë, të faleminderit Adem Jashari!-VushtrriaPRESS 

Shkruan:Hajdin ISLAMI

(Autori është Prof, gazetar si dhe aktivist për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në Vushtrri)

Në shtetin e ri të Kosovës, kremtojmë ditëlindjen e heroit tonë gjithëkombëtar Adem Jashari

Adem Jashari, i lindur në Prekaz të Drenicës heroike, në ditën e madhe të flamurit, më 28 nëntor 1955, ndërkaq që ra heroikisht ballë për ballë me forcat çetnike serbe pikërisht më 6 mars 1998 në Prekaz, vendin ku edhe ishte rritur, edukuar dhe frymëzuar me ndjenja atdhetare nga prindërit Shaban dhe nënëloke Zahide Jashari, por edhe nga heronj tjerë të kësaj ane. Lindja e tij në ditën dhe muajin e fitoreve të mëdha të kombit shqiptar, kishte dhe do të ketë veçantinë e vet. Lexo »

Ky artikull ka

0 komente

Nga : vushtrriapress@hotmail.com

26 Nëntor 2008 më 1:25 pm

Komuna e Vushtrrisë ka 53,390 meshkuj dhe 51,260 femra si dhe rrugë të asfaltuara ekzistuese janë 172 kilometra  

Komuna e Vushtrrisë ka 53,390 meshkuj dhe 51,260 femra si dhe rrugë të asfaltuara ekzistuese janë 172 kilometra-VushtrriaPRESSKomuna e Vushtrrisë ka 53,390 meshkuj dhe 51,260 femra si dhe rrugë të asfaltuara ekzistuese janë 172 kilometra-VushtrriaPRESS

Foto:Vushtrria. Autorë të fotove:Gj.Kajashi & Benny BH

Vushtrri, 25 nëntor 2008(VushtrriaPRESS)-Sipas projektit të Strategjisë Lokale Zhvillimore, Komuna e Vushtrrisë, sipas një statistike ka diku 104,650 banorë prej tyre 53,390 meshkuj dhe 51,260 femra. Kurse rrugë të asfaltuara ekzistuese në këtë komunë janë 172 kilometra.

Ky artikull ka

0 komente

Nga : vushtrriapress@hotmail.com

25 Nëntor 2008 më 1:42 pm

Komenti i javës:Plani 6-pikësh i lojës urithiane të Sërbisë e rikthen “Krizën Millosheviqiane” në Ballkanin Perëndimor  

Komenti i javës:Plani 6-pikësh i lojës urithiane të Sërbisë e rikthen      

Shkruan:Ramiz Lushaj(Autori është Kryetar i Akademisë Monarkiste Shqiptare)

1.Nëpër natën e zezë, komshiu lakmitaraq e hileqarë, i shtyni kufinjtë  e arës së tij duke i marrë tokën me të padrejtë fqinjit të vet. Të nesërmen u mblodh kuvendi i burrave për të pleqnuar konfliktin.Grabitësit të tokës së tjetrit i shkoi mendja në një dredhi:-Kjo punë zgjidhet nesër. Të gjithë do të shkojmë tek guri i kufinit dhe do ta pyesim tokën: E kujt je? Toka ka me folë nëse është e imja apo e komshiut.Kuvendi e la këtë shteg hapur. Tanë natën grabitësi i tokës e hapi një gropë. Aty futi djalin e vet.

Lexo »

Ky artikull ka

0 komente

Nga : vushtrriapress@hotmail.com

25 Nëntor 2008 më 11:56 am

Po shënohet sot edhe në Kosovë, 25 Nëntori-”Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Gruas”  

Po shënohet sot edhe në Kosovë, 25 Nëtori-

Foto:Nicole Kidman (Ambasadore e Vullnetit të Mirë të UNIFEM-it, gjatë vizitës  së saj në Kosovë) 

Kosovë, 25 nëntor 2008 (VushtrriaPRESS)-Më 25 nëntor në botë shënohet “Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Gruas” , duke shënuar një moment të rëndësishëm në lëvizjen globale për ti dhënë fund dhunës ndaj gruas.Më 26 Nëntor 2007 inicuar  nga Znj. Nicole Kidman (Ambasadore e Vullnetit të Mirë të UNIFEMit) , UNIFEM në nivel global ka filluar fushatën Thuaj Jo Dhunës Ndaj Gruas  me qëllim që të tregohet se ekziston një lëvizje nga njerëzit në globin tonë e cila është duke u zgjeruar çdo ditë e më shumë për të ngritur zërin e tyre duke kërkuar ti japim fund dhunës ndaj gruas dhe që kjo të shënohet në krye te agjendave të udhëheqësve botëror. Lexo »

Ky artikull ka

0 komente

Nga : vushtrriapress@hotmail.com

25 Nëntor 2008 më 5:21 am

Zjarr në një ndërtesë kolektive në rrugën në Mitrovicë  

Zjarr në një ndërtesë kolektive në rrugën  në Mitrovicë-VushtrriaPRESS

Mitrovicë, 24 nëntor 2008(VushtrriaPRESS)-Të hënën në orët e paradites ka shpërthyer një zjarr në një ndërtesë kolektive në rrugën “Teuta Mbretëreshë” në Mitrovicë, mirëpo fal ndërhyrjes së shpejtë të Brigadës së Zjarrfikësve zjarri është shuar dhe nuk është lënë që të përhapet. Lexo »

Ky artikull ka

0 komente

Nga : vushtrriapress@hotmail.com

24 Nëntor 2008 më 8:40 pm

U mbajt punëtoria “Programi për Zhvillimin e Politikave të Qëndrueshme të Punësimit”  

U mbajt punëtora “Programi për Zhvillimin e Politikave te Qëndrueshme të Punësimit”-VushtrriaPRESS 

Prishtinë,24 nëntor 2008(VushtrriaPRESS)-Qeveria e Republikës së Kosovës në Bashkëpunim me Bankën Botërore ka organizuar sot punëtorinë “Programi për Zhvillimin e Politikave të Qëndrueshme të Punësimit”, në të cilën kanë marrë pjesë ministra të Qeverisë së Kosovës, ekspertë të Bankës Botërore dhe përfaqësues të donatorëve. Zv.kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hajredin Kuçi,  në hapje të këtij aktiviteti tha se ndër sfidat më të mëdha me të cilat përballet Kosova është shkalla e lartë e papunësisë, që vlerësohet ndër më të lartat në Evropë.

Lexo »

Ky artikull ka

0 komente

Nga : vushtrriapress@hotmail.com

24 Nëntor 2008 më 6:02 pm

Sylejman Selimi,do ta udhëheqë Forcën e Sigurisë së Kosovës(FSK) ?  

Sylejman Selimi,do ta udhëheqë Forcën e Sigurisë së Kosovës(FSK) -VushtrriaPRESS

Kosovë, 24 nëntor 2008(VushtrriaPRESS)-As sot nuk është prezantuar emri i komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK). Bëhet e ditur se Gjen. Sylejman Selimi, është kanditati kryesor për këtë post. Pasi të emrohet komantanti i FSK-së, do të emërohen edhe 24 gjeneralë dhe kolonelë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ky artikull ka

0 komente

Nga : vushtrriapress@hotmail.com

24 Nëntor 2008 më 2:50 pm

PTK-ja ka ndihmuar me pesë mijë euro Shkollën fillore “Kadri Bistrica” në fshatin Bistricë të Leposaviqit  

PTK-ja ka ndihmuar me pesë mijë euro Shkollën fillore “Kadri Bistrica” në fshatin Bistricë të Leposaviqit-VushtrriaPRESSPTK-ja ka ndihmuar me pesë mijë euro Shkollën fillore “Kadri Bistrica” në fshatin Bistricë të Leposaviqit-VushtrriaPRESS

Bistricë-Leposaviq(Kosovë),23 nëntor 2008(VushtrriaPRESS)-Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës Sh.A.,  nëpërmjet Departamentit për mirëqenie sociale, i ka dhënë një donacion shkollës fillore “Kadri Bistrica” të fshatit Bistricë në Komunën e Leposaviqit. Ky donacion vjen si rrjedhojë e kushteve shumë të vështira të këtyre  tri fshatrave të kësaj komune të veriut të Kosovës, Bistricë, Koshtovë dhe Ceraj, komuniteti shqiptar i të cilit jeton në kushte tepër të vështira dhe i izoluar tërësisht nga pjesa tjetër e Kosovës. Lexo »

Ky artikull ka

0 komente

Nga : vushtrriapress@hotmail.com

23 Nëntor 2008 më 10:00 am

Kush e sulmoi veturën e RTV21-it në Manastir të Maqedonisë ?  

Kush e sulmoi veturën e RTV21-it në Manastir të Maqedonisë ?-VushtrriaPRESS 

Manastir(Maqedoni), 22 nëntor 2008(VushtrriaPRESS)-Derisa po i përcillnin aktivitetet e ndryshme me rastin e 100-vjetorit të Kongresit të Alfabetit shqip që po mbaheshin në qytetin e Manastirit në Maqedoni, vetura me logon e ekipit të Radio Televizionit 21 (RTV21) nga Kosova, është sulmuar nga persona deri më tani të paidentifikuar. Xhami i parmë i kësaj veture e cila ishte e parkuar në këtë qytet është dëmtuar rëndë, megjithëse ishte në mesin edhe të disa veturave të mediumeve të tjera.

Ky artikull ka

0 komente

Nga : vushtrriapress@hotmail.com

22 Nëntor 2008 më 8:29 pm

Promovohet sot në Kosovë,libri i shqipëruar i Barack Obamas “Guximi për të shpresuar”  

Promovohet sot në Kosovë,libri i shqipëruar i Barack Obamas

Prishtinë, 22 nëntor 2008(VushtrriaPRESS)-Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS), i përkrahur edhe nga Ambsada Amerikane në Kosovë, sot në Prishtinë promovon librin e përkthyer në shqip, të Presidentit të sapo zgjedhur amerikan, Barack Obama “Guximi për të shpresuar”.Promovimi i këtij libri mbahet sot në Hotelin Grand, me fillim prej orës 17:00.

Ky artikull ka

0 komente

Nga : vushtrriapress@hotmail.com

22 Nëntor 2008 më 2:31 pm

Kanë filluar të reshurat e borës sot në Kosovë  

Kanë filluar të reshurat e borës sot në Kosovë-VushtrriaPRESS 

Kosovë, 22 nëntor 2008(VushtrriaPRESS)-Ashtu siç kishin paralajmëruar meteorologët në gjithë territorin e Kosovës që nga  orët e hershme të mëngjesit të sotëm ka filluar të bie borë, njoftohet se për momentin të gjitha rrugët janë të kalueshme në gjithë Kosovën, mirëpo policia u bënë thirrje ngasësve të automjeteve që me vete t’i kenë edhe pajisjet dimërore në të kundërtën do të gjobiten  nga policia nëse nuk i posedojnë me vete. Rrugët magjistrale për momentin janë të kalueshme, ndërsa borë në sasi më të madhe ka rënë në zonat e thella malore.

Ky artikull ka

0 komente

Nga : vushtrriapress@hotmail.com

22 Nëntor 2008 më 1:49 pm

Thuaj ‘JO” Dhunës ndaj Grave  

Thuaj ‘JO” Dhunës ndaj Grave-VushtrriaPRESS

New York (SHBA), 21 nëntor 2008(VushtrriaPRESS)-Si në vitet e kaluara, edhe këtë vit në mbarë botën aktivitete të ndryshme organizohen për të shënuar “Ditën Botërore për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, më 25 nentor. Pikërisht këtë ditë do të përmbyllet edhe fushata një-vjeçare për nëshkrimin e peticionit “Thuaj JO dhunës ndaj grave” e mbështetur nga ambasadorja e vullnetit të mirë të UNIFEM-it, znj. Nicole Kidman, e cila do të dorëzoj të gjitha nënshkrimet tek sekretari i përgjithshëm në selinë e OKB-së. Bëhuni pjesë e kësaj fushate duke klikuar në http://www.saynotoviolence.org/index.htm dhe shënuar emrin tuaj. Deri më 25 nëntor emri juaj do jetë në mesin e një milon nënshkrimeve tjera.

Ky artikull ka

0 komente

Nga : vushtrriapress@hotmail.com

21 Nëntor 2008 më 5:05 pm

Ansambli i komunës Inegoli nga Turqia do të shfaq një program kulturo-artistik  

Ansambli i komunës Inegoli nga Turqia do të shfaq një program kulturo-artistik-VushtrriaPRESS

Mitrovicë, 20 nëntor 2008(VushtrriaPRESS)-Në Komunën e Mitrovicës, po qëndron një delegacion nga komuna e Inegolit në Turqi. Të dyja këto komuna Mitrovica dhe Inegoli janë binjakëzuar dhe pritet bashkëpunim i mirë në disa fusha. Delegacioni nga Inegoli, do të vizitojë edhe disa biznese, si dhe disa vende tjera historike të Mitrovicës si dhe fshatin Prekaz. Kurse të enjtën më (20.11.2008), duke filluar nga ora 19:00, në  Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica” në Mitrovicë, Ansambli nga Inegoli i Turqisë do të shfaq një program kulturo-artistik për publikun mitrovicas.

 İnegöl Belediye Heyeti Mitroviça’da

Mitroviça, 20 kasim 2008(VushtrriaPRESS)Türkiye’nin İnegöl Belediyesi’nden bir heyet Mitroviça ziyaretini gerçekleştiriyor. Daha önceleri kardeş şehir anlaşması imzalayan İnegöl ve Mitroviça arasında her alanda işbirliğin yapılması planlaştırılıyor. İnegöl Belediyesi heyeti ziyaretleri süresince Mitroviça ve Preka’da tarihi yerleri yanı sıra bazı şirketlerde incelemelerde de bulunacaklar. Bu akşam (20.11.2008) saat 19.00’da ise İnegöl Folklor Ekibi Mitroviça’da “Rexhep Mitrovica” Kültür Merkezinde kültür-sanat programı sunacak.  

Ky artikull ka

0 komente

Nga : vushtrriapress@hotmail.com

20 Nëntor 2008 më 3:12 pm

Janë arrestuar tre shtetas të Gjermanisë, në lidhje me shpërthimin në ndërtesën e ICO-së në Prishtinë  

Janë arrestuar tre shtetas të Gjermanisë, në lidhje me shpërthimin në ndërtesën e ICO-së në Prishtinë-VushtrriaPRESS

Kosovë, 20 nëntor 2008(VushtrriaPRESS)-Lidhur shpërthimin që ka ndodhur ditë më parë përball ndërtesës së zyrës Civile Ndërkombëtare në Kosovë, ku ka shpërthyer një mjet i paidentifikuar eksplodues nga i cili shpërthim janë dëmtuar xhamat e katit të parë të kësaj ndërtese si dhe xhama të tjerë (po të kësaj ndërtese).Nuk ka pasur të lënduar, ndërsa policia është duke u marrë me rastinmë rastin në fjalë me dyshimin shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.

Lexo »

Ky artikull ka

0 komente

Nga : vushtrriapress@hotmail.com

20 Nëntor 2008 më 2:44 pm

Romani “Gjarpinjtë…” e Demaçit mbushin 50 vjet  

Romani “Gjarpinjtë…” e Demaçit mbushin 50 vjet-VushtrriaPRESS

Shkruan:Minire Berisha

Prishtinë, 20 nëntor 2008 (VushtrriaPRESS)- Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës kremtoi 50 vjetorin e botimit të romanit “Gjarpinjtë e gjakut” të shkrimtarit, intelektualit dhe patriotit Adem Demaçi. “Letërsia ime ka qenë dhe ka mbete thellësisht politike, por jo e shkruar në mënyrë politike, por në mënyrë artistike”, ka thënë shkrimtari dhe veprimtari Adem Demaçi, me rastin e shënimit të 50 vjetorit të botimit të romanit të tij “Gjarpinjtë e gjakut”. Lexo »

Ky artikull ka

0 komente

Nga : vushtrriapress@hotmail.com

20 Nëntor 2008 më 2:14 pm

Bajram Rexhepi: Ne jemi deklaruar se nuk do të provokojmë, mirëpo nuk mund të jemi gjithnjë në rolin e zjarrfikësit  

Ne jemi deklaruar se nuk do të provokojmë, mirëpo nuk mund të jemi gjithnjë në rolin e zjarrfikësit -VushtrriaPRESSSe ne jemi deklaruar se nuk do të provokojmë, mirëpo nuk mund të jemi gjithnjë në rolin e zjarrfikësit dhe në emër të ruajtjes së qetësisë-VushtrriaPRESSSe ne jemi deklaruar se nuk do të provokojmë, mirëpo nuk mund të jemi gjithnjë në rolin e zjarrfikësit dhe në emër të ruajtjes së qetësisë-VushtrriaPRESS

Mitrovicë, 19 nëntor 2008(VushtrriaPRESS)-Përfaqësuesit e strukturave politike dhe ata të sigurisë në komunën e Mitrovicës vlerësuan sot se gjendja e sigurisë vazhdon të jetë e tensionuar për shkak të problemeve rreth rindërtimit të shtëpive në Suhadoll. Kryetari i Komunës, Bajram Rexhepi tha :Se ne jemi deklaruar se nuk do të provokojmë, mirëpo nuk mund të jemi gjithnjë në rolin e zjarrfikësit dhe në emër të ruajtjes së qetësisë të kthehen mbrapsht projektet që synojnë përmirësimin e kushteve më të mira për jetë të të gjitha komuniteteve”, tha Rexhepi. Lexo »

Ky artikull ka

0 komente

Nga : vushtrriapress@hotmail.com

19 Nëntor 2008 më 9:41 pm

Thellohet bashkëpunimi i mirë institucional ndërmjet Kosovës dhe Britanisë së Madhe  

Thellohet bashkëpunimi i mirë institucional ndërmjet Kosovës dhe Britanisë së Madhe-VushtrriaPRESS

Kosovë/Britani e Madhe, 19 nëntor 2008(VushtrriaPRESS)-Udhëheqësit politik të Republikës së Kosovës, presidenti Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi, që nga sot e deri më 21 nëntor 2008 do të vizitojnë Britaninë e Madhe,ku  gjatë qëndrimit atje delegacioni i Kosovës do të takohet me kryeministrin e Britanisë së Madhe, Gordon Braun dhe me Sekretarin britanik të Punëve të Jashtme, David Miliband. Temë e bisedimeve pritet të jetë thellimi i bashkëpunimit bilateral në mes të Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Ky artikull ka

0 komente

Nga : vushtrriapress@hotmail.com

19 Nëntor 2008 më 2:23 pm

Dhjetëra mijëra qytetarë të Republikës së Kosovës,e kundërshtuan sot planin gjashtë pikësh të Ban Ki Mun-it  

Dhjetëra mijëra qytetarë të Republikës së Kosovës,e kundërshtuan sot planin gjashtë pikësh të Ban Ki Mun-it-VushtrriaPRESSDhjetëra mijëra qytetarë të Republikës së Kosovës,e kundërshtuan sot planin gjashtë pikësh të Ban Ki Mun-it-VushtrriaPRESS

Kosovë, 19 nëntor 2008 (VushtrriaPRESS)-Dhjetëra mijëra qytetarë të Republikës së Kosovës, sot kanë protestuar në Prishtinë, duke e refuzuar planin gjashtë pikësh të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Ban Ki Mun. Në këtë demonstratë folësit nga Shoqatat e dala nga lufta, ata të Lëvizjes “Vetëvendosje” si dhe të organizatave të tjera organizatore të kësaj demostrate, e kanë akuzuar Ban Ki Mun-in se ka bërë një plan që e cenon sovranitetin e Shtetit të Kosovës. Demostruesit filllimisht janë tubuar para Bibliotekës Kombëtare, për të vazhduar më pastaj rrugëtimin nëpër rrugën Agim Ramadani, qendra e qytetit  dhe në fund tek Selia Qendrore e EULEX-it, në ish-ndërtesën e UNMIK-ut në Prishtinë.

Ky artikull ka

0 komente

Nga : vushtrriapress@hotmail.com

19 Nëntor 2008 më 1:30 pm

Intervistë dhënë VushtrriaPRESS-it e z. Hysen Ibrahimi - Kryetar i LDD-së Dega në Suedi‏  

Intervistë dhënë VushtrriaPRESS-it e z. Hysen Ibrahimi - Kryetar i LDD-së Dega në Suedi‏-VushtrriaPRESS

VushtrriaPRESS:Fillimisht ju faleminderit që pranuat të bëjmë një intervistë me Ju. A mund të na jepni një letërnjoftim të shkurtër se kush është Hysen Ibrahimi ?

Hysen Ibrahimi:Fillimisht doja të përshëndes faqen mediale tuajen VushtrriaPRESS, dhe juve personalisht zoti Islami, me dëshirën më të mirë për sukseset tuaja në këtë fushë.Kurse sa i përket letërnjoftimit tim, ne nuk praktikojmë të flasim për vete, megjithate për respekt në pyetjen tuaj, po them se Hysen Ibrahimi është një veprimtar i kahershëm që nga vitet 1988 qysh se ka ardhur në Suedi deri më sot, dhe për asnjë çast nuk jam ndarë nga kjo veprimtari për të kontribuar për Pavarësinë e Republikës së Kosovës. Jam i martuar, kam katër fëmijë. Ish-kryetar i LDK-së dega në Suedi 2000-2007 dhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, tani kryetar i Lidhjes Demokratike të Dardanisë – dega në Suedi dhe anëtar i Këshillit Kombëtar të Lidhjes Demokratike të Dardanisë, me në krye Kryetarin, Akademik Nexhat Dacin. Lexo »

Ky artikull ka

0 komente

Nga : vushtrriapress@hotmail.com

18 Nëntor 2008 më 1:00 pm