Agjencia e Pavarur e Lajmeve VushtrriaPRESS

Kontaktoni Redaksinë: vushtrriapress@hotmail.com

Mendja më thotë të votoj për Obamën ndërsa zemra rrah për McCain  

Mendja më thotë të votoj për Obamën ndërsa zemra rrah për McCain-VushtrriaPRESSMendja më thotë të votoj për Obamën ndërsa zemra rrah për McCain-VushtrriaPRESS

Shkruan:Agim Vuniqi 

Këto gara presidenciale do te jenë gara të turrit, dmth., të një numri më të madh të votuesve, ngase zgeidhjet janë diverse dhe retorika po fluturon. Megjithatë ato do të sjellin votuesin para kutisë me një impresion të veçantë për personalitetin e John McCain dhe të Barak Obamës. Që te dyve mund t’u besohet mandati se do të bëjnë veprime të drejta në këtë kohë të mjegulltë të ekonomisë globale, ata mund të qëndrojnë në këmbët e tyre, dhe sigurisht se janë në gjendje të marrin vendime të arsyeshme në të gjitha situatat e paraqitura. Që të dytë kanë dhunti mirësjelljen shoqërore, të kombinuar me humor të lehtë, të bashkëpunojnë me të gjithë, atyre kur ua merr mendja, duke mos e lënë asnjërin që t’u afrohet-shumë afër, nganjëherë paraqiten edhe shumë zyrtarë. Që të dytë jane intelegjent, kanë karakter të pavarur dhe japin aq sa ata parashohin se mund të marrin nga të tjerët. Që të dytë kanë tmerrësisht çdo gjë nën kontroll, nuk e pëlqejnë që tu dalin gjërat jashtë kontrollit, në asnjë rrethanë dhe, janë të etur që mesazhi i tyre të depërtoj te të gjithë. John McCain disponon me një krenari të thellë, me një natyrë vizionare, është i diciplinuar deri në ekstrem dhe, më së shpeshti rrezaton me një natyrë optimizmi. Ai ka një temperamnet të brendëshëm të pa pushueshëm me elemente të impulsivitetit, dhe mund të shpërthej në çdo cast, por në të shumtën e rasteve është mjeshtër i vetpërmbajtjes. Ai ka si preferencë të arsyeton shkëlyeshëm dhënjen e urdhërave, gjë që karakterizon sigurin e liderit të Shtëpisë së Bardhë, është kokëfortë, i përcaktuar në prioritetet e kërkesave të tij jetësore. duke mos humbur asnjëherë vetpërmbajtjen, gjë që u vërejtë haptas edhe gjatë fushatës elektorale kur përmirësonte ithtarët e tij politik që nganjëherë dilnin me fjalime ofenduese për kundërkandidatin e tij Obama. Përkundruall McCainit qëndron Obama i cili rrezaton me vlera intelektuale, ka një sharm të veçantë që i bënë votuesit për vete shumë shpejt dhe përpqet që vazhdimisht të mbetet në qendër të vëmendjes. Paraqitjet para zgjedhësve i ka të natyrshme, ka vetëinciativë, më një stilt ë posaçëm zyrtar, duke e preferuar fokusimin në pikën përfundimtare të garimit, zgjedhjen për president të SHBA-së. Ai ka një fuqi, si askush jetër, të koncentrimit të shoqëruar me detaje të imëta orientuese, ashtuqë mesazhi i tij tingllon të jetë shumë i besueshëm dhe përplotë siguri. Ka edhe diçka që e dallon atë të adaptohet në çfarëdo situate, ndërkambësa të tilla ka pasur shumë, sidomos kur prekej besimi fetar, pastaj e kaluara e tij, e shumë detaje të cilat nuk ndikuan fare në zbehjen e imazhit të tij, përkundrazi i mobilizojë më shumë ithtarët e tij që me kontributet financiare ta ngrehin atë në pidestalin medial, duke i dhënë avantazhe në sondazhet e përditshme të agjensioneve të ndryshme publike. Vetë jeta e tij me shumë turbulenca ka krijuar personalitetin e tij me imagjinatë të jpashterrshme të interpretimit, duke u ndier shumë i sigurtë duke iu bishtnuar çdo situatë të parehatshme, edhe atëherë kur kërcnohet, pra ai i ikë mjeshtrisht fërkimit dhe konsideron veten se është shumë më dominant në terren ku të gjitha pengesat shihen dhe ku vjen në shprehje kondicioni dhe shpejtesia e gjykimi.

Vërejtje: Komentet dhe opinionet e botuara në VushtrriaPRESS,nuk shprehin qendrimet  e VushtrriaPRESS-it!

Nga : vushtrriapress@hotmail.com

3 Nëntor 2008 më 11:02 am

Komento