Agjencia e Pavarur e Lajmeve VushtrriaPRESS

Kontaktoni Redaksinë: vushtrriapress@hotmail.com

Serbia ta pranojë Kosovën shtet, të përqendrohet në Luginë të Preshevës,Vojvodinë dhe Sangjak!  

Serbia ta pranoje Kosovën shtet, të përqendrohet në Luginë të Preshevës,Vojvodinë dhe Sangjak! -VushtrriaPRESS

Shkruan:Refik  HASANI , Gjilan

Republika e Kosovës dhe Republika e Serbisë vërtet duhet të bisedojnë edhe për shumë çështje të hapura , një ndër kryesoret është për reciprocitetin . Njohjen e ndërsjellët dhe për pakicën shqiptare që është në Serbin jugore dhe për serbet lokal të Kosovës . Nuk duhet harruar në asnjë rast  edhe çështjen e shqiptarëve dhe pronave të tyre që ishin nëpër qytete të Serbisë si  Beograd , Nish , Smederevë , Leskoc dhe Vranjë , ku sipas statistikës zyrtare të viteve 80 –ta të publikuara nga vetë Serbia , vetëm në qytetin e Beogradit jetonin , punonin dhe vepronin  40 mijë shqiptarë , a thua  sa kanë mbetur sot të jetojnë  ende në Beograd dhe ku ka tretur pasuria e patundshme e tyre  ! ? Me rastin e njohjes së Republikës së Kosovës nga ana e Maqedonisë dhe e Malit të zi si shtete fqinje vetëm republika e Serbisë ende nuk e ka njohur prandaj do të ishte e rrugës sa më parë ta njoh Kosovën si shtet . Kur gjithnjë e më shumë po ndëgjohen zëra që Krahina autonome e Vojvodinës nuk do të pranoj çfarë do kushte që i vihen nga Serbia , por do të kërkoj të drejta më të mëdha si ulëse në Këshillin e Evropës dhe instanca të tjera ndërkombëtare . Po ashtu Krahina e banuar me shumicë shqiptare në Serbinë jugore me Komunat Medvegjë , Bujanoc dhe Preshevë ,kurrsesi nuk do të lejoj të pranoj këtë status pasi popullata ka organizuara dhe ka mbajtur referendumin më 1e 2 mars 1992 për të drejtat e tyre dhe bashkëngjitje me Kosovën , ka ngritur dhe formuar formacionin ushtarak të UÇPMB-së . Njihet ndërkombëtarish marrëveshja e Konqulit nënë mbykqyrjen dhe garancitë e bashkësisë ndërkombëtare . Boshnjakët e Sangjakut po ashtu asnjëherë nuk kanë pushuar që të pajtohen më këtë statut që ua ka rezervuar shteti serb .  Prandaj mund të themi se nëse me njohjen e shtetit të Kosovës supozojmë se mbyllet kaptina e shpërbërjes së RSFJ-së , harrojmë që në kuadër të kësaj ngrehine artificiale ishin tetë njësi me këtë nënkuptohet të fillohet një periudhë e ridefinimit , rregullimit të brendshëm të shtetit të Serbisë . Vojvodina si  ish-njësi e barabartë në këtë federatë duhet ti përcaktoj lidhjet me Serbinë dhe çfarë statusi kërkojnë të kenë në këtë Hungarezët . Çfarë është interesi i Serbisë me republikën  Serbe të Bosnjës dhe Hercegovinës , si kundërvlerë hynë në pazar Sangjaku i banuar me popullatë Boshnjake ,  raporti Serbi dhe Luginë e Preshevës ku më 1 e 2 mars u mbajt referendumi për bashkëngjitje me Kosovën . Vetëm pasi të gjinden zgjidhje për këto tri rajone , krahina vjenë në radhë , por më lehtë do të jetë në krahasim me këto të cekura më lartë është me komunitetin jo të vogël Rumunë , Bullgarë dhe  Romë të shpërndarë gjithë andej Serbisë .               Përfundimisht Serbia mos të humbë kohë e as energji me Kosovën               por të ulet për toke dhe ti shikoj  dhe pranoj gjërat realisht ashtu si janë.  Raporti i fundit prej 74 faqesh nga Organizata prestigjioze ndërkombëtare për të drejtat e njeriut ,, Human Rights Watch ” e ka kritikuar republikën e Serbisë se ka dështuar të zgjidhë një vargë krimesh të motivuara etnikisht kundër pakicës shqiptare –si që shprehet organizata në fjalë . Raporti vëren se vetëm sivjet gjatë muajit shkurt dhe mars janë raportuar më shumë se 200 incidente kundër shqiptarëve etnikë dhe vetëm 10 raste kanë rezultuar dhe janë dënuar  me dënime nga pushteti . Prandaj padrejtësi ka edhe kundër pakicave të tjera në serbi kështu që kjo gjendje është e padurueshme për të gjitha pakica jo-serbe në serbi . Sa më par duhet kërkuar për gjetjen e zgjidhjeve adekuate . Për ruajtjen e identitetit të hungarezëve në serbi dhe me theks te veçantë në Vojvodinë duhet të shtrohet kjo çështja pa komplekse e ngarkesa nga e kaluara . Banorët e Vojvodinës së sotme administrative duhet ti shtrojnë drejt aspiratat e tyre  . Dëshirojnë të hynë në federatë apo konfederatë me Serbinë , apo të jetojnë në një shtet serb unitar . Kjo duhet të shprehet përmes një vullneti plebishitar pra një referendumi të udhëhequr dhe monitoruar nga faktori ndërkombëtarë . Me Kosovën mos të harxhon kohë dhe energji , në asnjë variant apo kombinim vetëm si dy shtete fqinje , së bashku të integruara në NATO , BE por edhe me përgjegjësi e obligime të barabarta në Këshillin e Sigurimit të OKB-së . Populli Serbë dhe shteti i tyre , nuk kanë nevojë që ne Kosovarëve fare të na afrojnë ndonjë autonomi substanciale , apo ndarje , çfarëdo lloji qoftë e zgjeruar , themelore etj . Këto ti ruaj për tri rajone apo krahina që përveç me popullatë homogjene shumicë janë të kufizuara edhe me territor që sot janë pjesë administrative të saj . Këto rajone nuk mundë ti mbajë edhe aq gjatë nën trysni , këtë gatishmëri t’ju afroj dhe duhet të vlen së pari  për shqiptarët në Luginë të Preshevës , Hungarezët në Vojvodinë dhe Boshnjakët në Sangjak . Për asnjë momente mos të harrojmë edhe pse nuk janë me shumicë në një territor të caktuar me numër të madh të banorëve , përveç që janë shumicë në Komunën e Pirotit komunitetin jo të vogël që shumë pakë zihet në gojë e këto  janë Bullgarët në Serbi , Rumunët në Vojvodinë  dhe Romët që janë të shpërndarë nëpër tërë Serbin dhe Vojvodinën . Ndoshta faktori ndërkombëtarë duhet ta ndihmoje se shteti Serbë mos të përqendrohet në Kosovë , duke i patur edhe tri rajone  tjera me popullatë dhe territor të veçantë .  Shteti Serbë për ti mshef këto tri gjëra të mëdha që i cekëm më lartë dëshiron që luftën diplomatike ta bartë prej vetë Serbisë e Vojvodinës  në Kosovë . Përqendrimi me gjithë arsenalin e mundshëm politikë e diplomatikë në Kosovë dhe rreth Kosovës me konsekuencat të dukshme kundër  pavarësisë së Kosovës . Përveçqë dhunës qindvjeçare që ka ushtruar kundër Shqiptarëve të Kosovës e sidomos me paraqitjen në skenë të UÇK-së dhe intervenimin e forcave të NATO-s . Një intervenim i pari i këtij lloji në botë . Serbia përfundimisht nuk ka të drejtë as edhe të kthej kokën kah Kosova , nëse mundet të plasoj ndonjë produkt të vetin në tregun e Kosovës mjaft  e ka , se sa për ta patur nënë sundim të vetin jo kurrë  . Duke i mshefur tri probleme tri rajone , krahina me popullatë dhe territor kompakt Serbia donë që vëmendjen ta bart dhe tërheq vetëm në dhe rreth Kosovës . Politika Serbe duke e vonuar pafund njohjen e Kosovës si shtete dëshiron që edhe më tej të mundohet ti mbulon edhe tri probleme  jo të vogla që herë kur do , duhet të ballafaqohet për ta gjetur një zgjidhje . Serbia atë që kërkon për serbët e Bosnjë Hercegovinës nuk mundë të ua mohon edhe Hungarezëve , ku nëse marrim një krahasim Vojvodina ishte njësi në federatën e RSFJ-së , kurse republika Sërpska vetëm në bazë të rezultateve të luftës , më mirë të themi pastrimit etnik është pranuar si e tillë, atëherë edhe faktori ndërkombëtarë duhet të ketë përgjegjësi në këtë .Nëse Serbia alarmon opinionin duke bartur kartën e vetë nëpër zyret evropiane e botërore ku bëhet politika dhe diplomacia që nëse Kosova njihet si shtet atëherë do të ndihmohen Serbët e Bosnjës Hercegovine që të bashkohen me Serbinë . ! Bashkësia ndërkombëtare e ka shumë lehtë  ! ?   .  Nëse Serbëve të Bosnjës ju kanë pranuar rezultatet e luftës dhe këto dëshirojnë të bashkohen me shtetin amë Serbin , atëherë pse nuk ju pranohet një gjë e tillë edhe Boshnjakëve në Sangjak që të bashkohen me Bosnjën .  Shqiptarëve në Luginë të Preshevës për tu bashkëngjitur me Kosovën , për këtë kanë mbajtur edhe referendumin të datës 1 e 2 marsit 1992 por edhe Hungarezëve të bashkohen me Hungarinë ndoshta do të ishte më mirë për të mos patur edhe më tej vatra të krizave në vet shtetin e Serbisë  . Pasi edhe të njifet sovraniteti dhe integriteti i Kosovës si njësi e RSFJ-së , vetëm pasi të zgjidhen këto tri  Rajone atëher mund të flasim për komunitete të tjera si për të drejtat e njeriut , shkollim , ruajtje të kulturës dhe identitetit nacional , se bëhet fjala për pakica të vogla kombëtare kurse tri rajonet e cekura edhe në ballë të titulluar nuk janë drejta të pakicave . Duhet të kuptojmë se pranimi ndërkombëtarë  i Kosovës si shtet , ende nuk është hapur tërësisht kutia e pandorës e quajtur Jugosllavi  ! ? . Në Republikën e Serbisë herkurdo duhet të krijohen edhe tri njësi të veçanta           me lidhje speciale me vetë shtetin e Serbisë dhe me shtete e tyre amë  apo ..  ! ? .Nëse bashkësia ndërkombëtare nuk dëshiron ndryshim të kufijve në Ballkan e veçmas në ish-hapësirat e federatës Jugosllave atëherë mundë t’ia del edhe duke krijuar edhe Republika të tjera sikur në Bosnjë e Hercegovinë që nga viti 1995 funksionon Republika Sërpska , të krijohen vetëm në Serbi edhe tri  njësi me lidhje speciale me vetë Serbinë dhe shtete e tyre amë  . Republika të veçanta si e Vojvodinës , Sangjakut dhe e Luginës së Preshevës . Pra në këto tri rajone Serbia ose duhet të federalizohet edhe me tri Republika të tjera ose  të lejoj të bashkëngjiten me shtete e tyre amë , ku në mënyrë paqësore me një marrëveshje paraprake që do të ishte më mirë për të gjitha palët dhe do të pranohet edhe nga faktori  i  huaj  .  Përveçqë këtyre tri problemeve të mëdha janë edhe tri segmente që nuk duhet nënçmuar dhe lënë në heshtje e këto janë çështja e komunitetit Rumunë , Bullgarë dhe Romë . Edhe vetë Serbia e sotshme ka një territor më një popullatë multietnike . Sa më shumë që zgjatet zgjidhja e statutit të Kosovës aq më shumë  zgjaten edhe problemet brenda vetë kësaj Serbie , prandaj nuk është keq që lobi Serb që vepron nëpër botë dhe elita intelektuale serbe të merren shumë seriozisht për federalizmin apo Rajonalizimin e Serbisë në raport me Vojvodinën , Sangjakun dhe Luginën e Preshevës  Edhe Hungarezëve në Vojvodinë , Boshnjakëve në Sangjak , Shqiptarëve në Luginë të Preshevës ju takon një Autonomi më tepër se kulturore duke menduar  edhe Romëve dhe Bullgarëve dhe Rumunëve jo në numër të vogël në Serbinë e sotshme . Nuk është e arsyeshme që gjetja e shpërbërjes së ngrehinës të quajtur Jugosllavi të stërzgjatet sa edhe vetë ka funksionuar në këmbë të qelqta kjo krijesë . Ku gati se u kalua gjysma e asaj periudhe ku RSFJ ishte duke funksionuar prej vitit 1945 deri në vitin 1990 . Kurse prej këtij viti deri më sot i kemi gati dy dekada kjo është një stërgjate dhe dikush duhet të bartë përgjegjësi për këtë vonesë tej mase , kjo është e kushtueshme në shumë aspekte edhe në rrjedha të tjera të Ballkanit dhe të Evropës së Bashkuar . Gabimet duhet të kërkohen te fillimi i shpërbërjes dhe marrëveshja e Badinterit dhe qasja jo e drejtë që në atë kohë.                                                                                                                                                         Autori është nga Zarbica e Bujanocit punon si Profesor i Ekonomisë në Gjilan është një publicist i pavarur .

Nga : vushtrriapress@hotmail.com

6 Nëntor 2008 më 1:28 pm

Komento