Me shkasë , njëqindvjetori i mbajtjes së Kongresit të Manastirit , kur u përpilua Alfabeti i gjuhës së sotme shqipe
Një shekull i Kongresit të Alfabetit shqip
Shkruan:Refik HASANI,Gjilan
Më 14 nëntor të vitit 1908 në Manastir u mblodh Kongresi i Manastirit ose Kongresi i Alfabetit të përpilimit të shkronjave shqipe . Për këtë arsye, shoqëria më aktive dhe idealiste ,, Bashkimi ” në Manastir, thirri Kongresin e parë të përgjithshëm për diskutimin e një gjuhe dhe shkronjave të njësuara. Një Alfabet i njësuar do të ishte fillimi i letërsisë së mbarë shqiptare . Viti 2008 kur festohet edhe një qindë vjetori i përpilimit të Alfabetit shqip , le të jetë një impuls më shumë që nga ky vit të fillojmë të mendohet që edhe më tej gjuha e jonë e ëmbël të plotësohet me fjalë të reja kur zhvillimi i hovshëm tekiniko –teknologjik është i hovshëm dhe kërkohet që të përcillen trendet e reja të shkencës , duke u rritur fondi i fjalëve shqipe.
*****
Në këtë kongres ishin të pranishëm delegatët, të ardhur nga e tërë hapsira etnike Shqitare, si nga komunitetet shqiptare në Rumani, Itali, Greqi, Turqi, Egjypt, Amerikë . Kryetar i Kongresit u zgjodh Mithat Frashëri, i biri i Abdyl Frashërit. Mithat Frashëri ishte në atë kohë redaktor i dy revistave më të lexuara Liria dhe Dituria që botoheshin në Selanik . Sekretare e komosionit u zgjodh Parashqevi Qiriazi, mësuese e njohur ng shkolla e vashave në Korçë. Nënkryetar u zgjodh Grigori Cilka, nga Korça si dhe 11 antarë të tjerë . Në Kongres merrnin pjesë shqiptare të fesë muslimane, katolike, ortodokse, protestante, njerëz të ditur , ku të gjithë erdhën së bashku të bashkuar si vëllezër për një qëllim të madh kombëtar.
Gjatë zhvillimit të letërsisë shqipe u hartuan disa alfabete të ndryshme. Një nga më të fundit ishte ai i krijuar në Stamboll. Megjithatë, mendimi i përgjithshëm ishte se shkronjat jolatine nuk ishin aspak të pranueshme për shkrimin e letërsisë shqipe të gjuhës kombëtare shqipe . Prandaj me të drejt ishte edhe si kërkesë e delegatëve si pjesëmarrës në këtë kongres gjithë shqiptarë , ishte që gjuha jonë shqipe të mos shkruhej as me shkronja arabe, as me shkronja greke, por me Alfabetin latin, gjë që nënkupton mosnënshtrimin qoftë ndaj otomanëve apo ndaj grekërve. Kongresi vendosi me votë unanime të lenë anash Alfabetin e Stambollit, ta shkruanin gjuhën shqipe vetëm me Alfabetin latin me 36 shkronja që përdoret deri më ditët tona . Gjithashtu, u vendos që pas dy vjetësh të mbahej një Kongres i dytë në Janinë , për të shqyrtuar problemet drejtëshkrimore e letrare, si për të bërë përpjekje për shkrirjen e dialekteve gegë e toskë në një gjuhë të njësuar shqipe. Duke qenë se para Kongresit të Manastirit, gjuha shqipe ishte shkruar me shkronja arabe, greke, sllave, apo përshtatjet e tyre . Vendosmëria e delegatëve ishte një vepër për t’i kthyer sytë nga kultura Europiane . Lirisht mundë të themi ishte një shpallje kulturore e pavarësisë, gjë që nuk kaloi pa u vënë re , pa reagime e kundërshti të ndryshme , nga qeveria turke por nuk shpëtoi më lehtë as nga kisha ortodokse greke dhe aleatët e tyre sllavë të jugut .
Ndre Mjeda,studiues shumë i njohur i letrave shqipe , i thurri vargjet, më të bukura gjuhës shqipe në atë periudhë : Përmbi za, që lëshon bylbyli, Gjuha shqipe m’shungullon,
Përmbi erë, qi nep zymbyli,
pa da zemrën ma ngushëllon.
Gegë e toskë, malësi, jallia,
jan nji komb, m’u da s’duron,
fundë e majë nji asht Shqipnia,
e nji gjuhë t’gjith na bashkon.
Në Manastir u hap edhe shtypshkronja, e cila financohej nga një grup tregëtarësh atdhetar muslimanë shqiptar. Shtypshkronja e Manastirit shpejtë u bë e njohur në të gjithë Shqipërinë si shpërndarëse e librave dhe gazetave në gjuhën shqipe. Në këtë punëtori ishin të punësuar 17 vetë, të cilët punonin me një makinë të re të asaj kohe që funksiononte dhe vihej në lëvizje me anënë e dorës, për të shtypur gazetën e përjavëshme ,, Bashkimi i Kombit ” si Abetaret shqipe dhe shumë tekste të tjera shkollore . Pa dyshim se pas luftrave titanike të heroit ton kombëtar Gjergjë Kastrioti Skënderbeu , Lidhjes shqiptare të Prizrenit më 10 qershor 1878 ,si ngjarje të shënuara kombëtare , vjen përpilimi i Alfabetit të shkronjave shqipe në vitin 1908 . Pastaj shpallja e pavarësis së shtetit Shqiptarë . Por edhe 17 shkurti 2008 , ku Kosova u bë shtet i pavarur dhe tashmë e kanë njohu qereku i shteteve të botës . Shqipëria dhe Kosova dy shtete që gjuha e tyre zyrtare është shqipja me dy akademi të shkencave duhet të bëjnë qmos për ruajtjen dhe kultivimin të gjuhës sonë të ëmbël shqipe .
Tri shenime jan shtylla të zhvillimit të ardhshëm gjithë shqiptarë në të gjitha aspketet e saja
Një qindë vjetori i Alfabetit 1908-2008 dhe 40 vetori i unjisimi të gjuhës shqipe
Një qindë vjetori i hapjes së normales së Elbasanit 1909-2009
Një qindë vjetori i shpalljes së shtetit të pavarur shqiptarë1912 - 20012
Alfabeti u përpilua por mbetën edhe shumë gjëra të tjera për më vonë se koha nuk premtonte ku mbetën ende dy dialekte përafërsisht me përdorim ku secila donte të shkrihej në tjetrin . Kaluan shumë vite dhe me fillim të viteve 70 u mblodhën tërë shkenctarët për ta unjisuar gjuhën dhe të jetë një si gjuhë standarde dhe që në përdorim në tërë hapsira tona të jetë vetëm një gjuhë e shkruar . Gjuhtarët dhe anëtarët e tjer të dy Akademive tona të Shqipërisë dhe Kosovës dhe tërë njërëzit eminent nga hapsira e jon etnike të fillojn projekte tjera që na presin neve si kombë ,për pasurimin ruajtjen dhe kultivimin e fjalëve shqipe në kohë të reja të zhvillimit të hovshëm teknik dhe teknologjik Nëse ky përvjetor organizohete mirë atëherë , pas katër vjete pra në vitin 2012 ku është edhe një qindë vjetori i shpalljes së Pavarsis së Shqipërisë , kjo do të duhej të fillohet menjëher me pregaditjet më të mdha për ta shënuar këtë vitë të kthesave të kombit tonë . Pas Luftës së lavdishme që bëri Gjergjë Kastrioti Skënderbeu , Lidhjes Shqiptare të Prizrenit vjen me radhë kongresi e përpilimt të Alfabetit Shqip në Manastir , shpallja e Pavarsisë së Shqipëris pashmangshëm hynë edhe dalja në skenë e UÇK-së dhe njohja e Pavarsisë së Kosovës . Kjo do të mbyllte një kaptinë të historisë sonë drejtë integrimeve europiane por së pari ne si Shqiptarë të jemi unikë , të parashtrojm objektiva tona si rruga e caktuar , çka dojmë , për sa kohë , mjetet , modalitete , njerzit , kapacitete tona , menaxhimi dhe aleatët e zgjedhur për t’ia arritur qëllimit që dëshirojm si kombë . Nëse njëqindvjetorin e përpilimit të Alfabetit e oraganizojm mirë dhe në vitin 2012 po ashtu në një qindvjetorin e pavarësisë së shtetit shqiptarë e orgnizojm mirë , atëher nga këto dy shenime do të varet se si do të ec rrugës së vetë kombi shqiptarë . Këto dy shenime do të jen inspirim për ne shqiptarët kudo që janë , punojn dhe veprojnë dhe botën mbarë . Sivjet mbushet një shekull ku në qytetin Manastir u mbajt Kongresi për përpilimin e Alfabetit të shkronjave Shqipe , përvjetor i madh i Kombit ton .
Alfabeti ka patur një rrugëtim jo të lehtë , por me plotë sfida nga më të ndryshmet . Prandaj e veqanta është se tashm duhet ta festojm me një manifestim madhështor , kur kemi më shumë arsye se viteve e dekadave të tjera që kaluan .
Autori punon si profesor i Ekonomisë ëshë një publicist i pavarur . 13.11.2008
0 komente