Agjencia e Pavarur e Lajmeve VushtrriaPRESS

Kontaktoni Redaksinë: vushtrriapress@hotmail.com

Bajram Rexhepi: Ne jemi deklaruar se nuk do të provokojmë, mirëpo nuk mund të jemi gjithnjë në rolin e zjarrfikësit  

Ne jemi deklaruar se nuk do të provokojmë, mirëpo nuk mund të jemi gjithnjë në rolin e zjarrfikësit -VushtrriaPRESSSe ne jemi deklaruar se nuk do të provokojmë, mirëpo nuk mund të jemi gjithnjë në rolin e zjarrfikësit dhe në emër të ruajtjes së qetësisë-VushtrriaPRESSSe ne jemi deklaruar se nuk do të provokojmë, mirëpo nuk mund të jemi gjithnjë në rolin e zjarrfikësit dhe në emër të ruajtjes së qetësisë-VushtrriaPRESS

Mitrovicë, 19 nëntor 2008(VushtrriaPRESS)-Përfaqësuesit e strukturave politike dhe ata të sigurisë në komunën e Mitrovicës vlerësuan sot se gjendja e sigurisë vazhdon të jetë e tensionuar për shkak të problemeve rreth rindërtimit të shtëpive në Suhadoll. Kryetari i Komunës, Bajram Rexhepi tha :Se ne jemi deklaruar se nuk do të provokojmë, mirëpo nuk mund të jemi gjithnjë në rolin e zjarrfikësit dhe në emër të ruajtjes së qetësisë të kthehen mbrapsht projektet që synojnë përmirësimin e kushteve më të mira për jetë të të gjitha komuniteteve”, tha Rexhepi. Ai u bëri thirrje strukturave të sigurisë që të krijojnë një ambient të sigurt për të gjithë. Në këtë kontekst kreu i Komunës theksoi edhe pengesat që janë bërë të martën dhe që janë duke u përsëritur edhe të mërkurën nga policia polake e UNMIK-ut, e cila ka ndalur punët në realizimin e projektit për një pjesë të rrugës që shkon prej Suhadollit në drejtim të Kroit të Vitakut. Në anën tjetër, përfaqësuesit e policisë së UNMIK-ut që ishin të pranishëm në takim, thanë se çdo ndërprerje e projekteve që po bëhet në veri ka për qëllim ruajtjen e qetësisë. Ndërsa komandanti i stacionit të policisë në jug, kapiteni Bashkim Spahiu, tha se në jug gjendja është e qetë, mirëpo shqetësimet janë prezente.

Nga : vushtrriapress@hotmail.com

19 Nëntor 2008 më 9:41 pm

Komento