Janë arrestuar tre shtetas të Gjermanisë, në lidhje me shpërthimin në ndërtesën e ICO-së në Prishtinë
Kosovë, 20 nëntor 2008(VushtrriaPRESS)-Lidhur shpërthimin që ka ndodhur ditë më parë përball ndërtesës së zyrës Civile Ndërkombëtare në Kosovë, ku ka shpërthyer një mjet i paidentifikuar eksplodues nga i cili shpërthim janë dëmtuar xhamat e katit të parë të kësaj ndërtese si dhe xhama të tjerë (po të kësaj ndërtese).Nuk ka pasur të lënduar, ndërsa policia është duke u marrë me rastinmë rastin në fjalë me dyshimin shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.
Policia e Kosovës (PK) dje më 19.11.2008 rreth orës 16:15 ka arrestuar tre shtetas të Gjermanisë në lidhje me këtë rast.Policia është duke hetuar intenzivisht këtë rast, thuhet në një njoftim të Policisë së Kosovës.

0 komente