// po lexoni

Shkrime kulturore

Pas disa shekujsh shkatërrimi nga dora e njeriut dhe dhëmbi i kohës së shpejti renovohet Kalaja e Vushtrrisë

Pas disa shekujsh shkatërrimi nga dora e njeriut dhe dhëmbi i kohës së shpejti renovohet Kalaja e Vushtrrisë-VushtrriaPRESS

Foto:Kalaja e Vushtrrisë

Vushtrri, 15 janar 2009(VushtrriaPRESS)- E harruar dhe lënë pas dore njëra prej tre monumenteve kryesore të trashëgimisë kulturore në Vushtrri, Kalaja e Vushtrrisë, pas disa shekujsh shkatërrimi nga dora e njeriut dhe dhëmbi i kohës së shpejti pritet që të  rinovohet. Sipas disa burimeve jo zyrtare ende të pa konfirmuara nga Ministria e Kulturës, renovimi pritet që të fillojë gjatë këtij viti. Renovimi i Kalasë pritet që të përmirësojë imazhin e Vushtrrisë. Do theksuar edhe këtë se mjaft i zëshëm gjatë vitit 2008 ka qenë edhe Hajdin Islami, aktivist për mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore në këtë qytet, i cili gjatë vitit të shkuar u kishte drejtuar një letër Institucioneve më të larta vendore dhe ndërkombëtare në lidhje me shkatërrimin e këtyre monumenteve po ashtu edhe shkrimet e shumta në mediat e shkruara dhe ato elektronike në Kosovë dhe jashtë saj si dhe intervistat në media të vendore dhe të huaja kanë pasur një rolë të madh në sensibilizimin e kësaj çështje, gjatë vitit të kaluar Islami, i kishte ftuar edhe disa politikanë të Kosovës, përfaqësues të huaj në vendin tonë si dhe njohës të kulturës që të njihen për së afërmi me këto monumente. Buxheti i sivjetmë i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës, kap vlerën prej 11.170.933 (njëmbëdhjetë milionë e njëqind e shtatëdhjetëmijë e nëntëqind e tridhjetë e tre) Euro. Ku vetëm për kulturë buxheti do të jetë 7.183.294 Euro.

Komente

0 Komente: “Pas disa shekujsh shkatërrimi nga dora e njeriut dhe dhëmbi i kohës së shpejti renovohet Kalaja e Vushtrrisë”

Komento